Kush e ndjek Saliun? Pyet Blushi… (VIDEO)
Ben Blushi, duke vazhduar kritikat që ka nisur ndaj qeverisë u është përgjigjur sot pjesëtarëve të maxhorancës që e akuzojnë se po flet si Saliu (Sali Berisha). Tha Blushi:
“Saliu është një fantazëm që disa i ndjek, ndërsa disa të tjerë e ndjekin.
Mua as më ndjek dhe as e ndjek por pyetja është kush e ndjek Saliun?
Ata që thonë se papunësia është rritur në Shqipëri në dy vitet e fundit apo ata që kanë në dorë ta ulin papunësinë dhe spo e bëjnë si u premtua me 300 mijë vende pune?
Kush e ndjek Saliun?
Ata që thonë se shqiptarët e varfër marrin sot më pak ndihmë nga shteti apo ata që kanë në dorë ta rrisin ndihmën ekonomike për 100 mijë familje të varfra që jetojnë me 2 mijë lekë në ditë?
Kush e ndjek fantazmën e Saliut?
Ata që thonë se cmimi energjisë është rritur përtej mundësive të familjeve për ta paguar apo ata që kanë në dorë ta ulin dhe nuk po e bëjnë duke e blerë energjinë nga jashtë më shtrenjtë dhe duke shitur energjinë tonë më lirë për tregjet e huaja?
Kush e ndjek Saliun?”
Shikoni më poshtë fjalimin e plotë:
http://https://www.youtube.com/watch?v=4d2aufgqwzI