Me datën 20 qershor 2020, Presidenti i Yldon Media Group, zoti Ylli Ndroqi, ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për moskallëzim krimi, shpifje dhe prishje të imazhit.
Shkak për këtë janë bërë deklarimet e bëra në media apo në reagimet ndaj gazetarëve të Rtv Ora apo Ora News nga Zoti. Veliaj.
“Përmes tyre ai ka përhapur qëllimisht ndaj z.Ndroqi deklarata të rreme dhe të pa vërteta, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin e tij.
Prej kohësh Ora News ka publikuar lajme të cilat paraqesin problematika të Tiranës.
Madje dhe problematikat me tenderat, shpesh të renditura me flamur të kuq dhe prej Open Data.
Në respekt të parimeve të gazetarisë, është kërkuar dhe reagimi i kryebashkiakut, por reagimet prej tij kanë qenë jashtë etikës.
Madje dhe në ato pak raste kur Kryebashkiaku pranon të flasë për mediat, përgjigja e tij është jashtë standardeve.”-shkruante aso kohe faqja zyrtare e lajmeve të Ora News.
Me datën 16 korrik 2020 ishte caktuar seanca e parë gjyqësore mes pronarit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj .
Seanca është shtyrë, pasi Erion Veliaj nuk është paraqitur në gjyq, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Pronari i “Ora News”, Ylli Ndroqi, i cili ishte i pranishëm ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi ai kërkon që të jetë i pranishëm edhe vetë Veliaj.
Me datën 23 korrik, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i është përgjigjur sërish thirrjes së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të marrë pjesë në përballjen me presidentin e “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, i cili gjithashtu është përfaqësuar nga një avokat.
Para trupës gjykuese përfaqësuesi ligjor argumentoi se Veliaj nuk mund të ishte prezent për shkak të axhendës, ndërsa u shpreh se kryebashkiaku kërkon pajtim.
Për këtë kërkesë avokati i Ndroqit deklaroi se konform ligjit duhet të jetë vetë kryebashkiaku prezent në seancën e pajtimit për të kërkuar ndjesë.
Në këtë situatë duke argumentuar se koha mes dy seancave të para ishte e shkurtër, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të shtyhej në shtator çka bëri që trupa e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion të vendoste datën 8 shtator për seancën e radhës.
SEKUESTRIMI I PASURIVE TË YLLI NDROQIT
Me datën 3 gusht 2020, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë, pronar i disa bizneseve dhe i një media vizive, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, “nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indice se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale si, ″për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″ (ligji Antimafia).
Një ditë më vonë u njoftua se kishte përfunduar procesi i sekuestrimit të 26 pasurive të Ylli Ndroqit bashkë me to edhe i dy televzioneve Ora News, dhe RTV ORA.
Të gjitha pasuritë përfshirë, edhe dy televizionet kaluan nën kontrollin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara
Policia Blindon ORA NEWS, DHE RTV ORA:
Kur u njoftua vendimi I SPAK, autoritetet vendase, nuk u stepën për të dhuar një ndër skenat më të shëmtuara deri më tani pas mbylljes skandaloze të Agon Channel. Ambientet e dy televizioneve, Ora Newsdhe RTV ORA, në një akison të paprecedentë u mbushën me forca të shumta të policisë, ndër to edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Për herë të parë në historië moderne të Shqipërisë, pas ngjarjeve të 1997, në vendin tonë dy televizione”sulmohen” jo nga civilë të armatosur, e të revoltuar ndaj shtetit e qeverisë së tyre, poro nga vetë dora e shtetit.
Ky akt u dënua fort nga RTV ORA dhe Ora News, ku në një transmetim maratonë këto dy televizione sollën për publikun opinione të politikanëve, e gazetarëve shqiptarë mbrenda e jashtë vendit, analistëve politikë, aktivistë të shoqërisë civile. Të gjithë njëzëri, kërkuan që hetimet ndaj cilitdo duhet të kryheshin nëse ka dyshime të arsyeshme, por në të gjitha këndvështrimet “pushtimi” i dy televizioneve nga policia ishte një skandal.
Avokatët e Ylli Ndroqit, në disa deklarata të njëpasnjëshme për media, hodhën poshtë të gjitha akuzat e SPAK, ndërsa kanë bërë tanimë ankimimin në Gjykatën e Posacme në lidhje me këtë cështje.
Avokatët e Zotit.Ndroqi, pohuan se e gjithë kjo është një sulm politik, kjo sipas tyre ndodhte për shkak të qëndrimit dhe linjës editoriale që kanë mbajtur dy televizionet ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (Shih më poshtë)
Reagimi i Organizatave
Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) e ka konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë, ndërhyrjen e FNSH dhe forcave RENEA në ambientet e Ora Newsdhe RTV ORA.
“KSHM mbështet shtetin ligjor dhe institucionet e drejtësisë, por, vëren se vendimi për sekuestro i këtyre dy Televizioneve është i nxituar, përderisa ka dhënë shkak për vënien nën “sekustro” edhe të vijës editoriale. Ky vendim krijon hapësira që 2 televizionet kritike me qeverinë të vihen nën administrimin e Qeverisë”,- thuhet ndër të tjera në reagimin e KSHM-së.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, tha në reagimin e saj, “Hetimi nga SPAK i pronarit të këtyre mediave, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhe në politikën editoriale të këtyre mediave“,-thuhet në deklaratën e shoqatës së Gazetarëve profesiionistë të Shqipërisë.
Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero shprehet se liria e mediave është një nga shtyllat e çdo demokracie.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian shprehet në E-mailin dërguar redaksisë së RTV ORA dhe Ora Newsse po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast.
“Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë shtyllat e çdo shoqërie demokratike, pluraliste dhe të hapur. Ne presim që institucionet kompetente shqiptare të veprojnë në përputhje me legjislacionin përkatës.”
Dega në Shqipëri e Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ) shprehu mbështetjen për gazetarët e Ora Newsdhe RTV Ora pas urdhrit për sekuestrimin e pasurive të pronarit Ylli Ndroqi
Ata i bënë thirrje institucioneve që të kenë kujdes të shtuar ndaj punonjësve të medias, duke mos cënuar punën e tyre me ndërhyrje direkte në politikën editorial.
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë publikoi një deklaratë ku shprehu shqetësimin për situatën e rënduar ne mjediset e TV Ora dhe klima e punës së gazetarëve atje.
“Gazetarë të redaksive të Ora TV qëndruan dje në studiot e televizionit, gjatë transmetimeve me simbolin e shenjës së gojëkyçjes. Ka qenë kjo forma e demonstrimit të qëndrimit refuzues dhe protestës ndaj pranisë së trupave policore te armatosura në mjediset e kësaj mediaje. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje të gjithë situatën e krijuar me stafet redaksionale dhe në veçanti me gazetarët e kësaj mediaje audio-vizive, pas aktit të sekuestros që shpalli SPAK, ndaj pronave të pronarit të televizionit” – thuhet në deklaratën e UGSH-së.
Meszhet Veliaj-Ndroqi
Pronari i RTV ORA dhe Ora News, Zoti. Ylli Ndroqi, tanimë është larguar nga zyrat e tij në këto televizione, pasi mbikqyrjen e tyre e kanë marrë përsipër agjencitë shtetërore.
Por, Ndroqi, në mesin e muajt Gusht, ka publikuar disa mesazhe private mes tij dhe krut të Bashkisë së Tiranës, Zotit. Erion Veliaj.
Në këto mesazhe, Veliaj i kërkon llogari Ndroqit në llidhje me lajmet kritike ndaj Bashkisë, dhe flet me një gjuhë të ashpër ndaj Drejtoreshës (në kohën kur janë shkëmbyer mesazhet) të Informacionit të Ora News, Beti Njuma.
Veliaj vë në pikëpyetje profesionalizmin e Njumës, ndërsa ai shkruan mesazhe që janë duke u konsideruar shantazhuese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve dhe medias./ HistoriaIme