KQZ: Paritë dështuan në nismëm për 50 përqindëshin e grave në këshilla bashkiakë
Dy muaj më parë Kuvendi miratoi si rrallëherë, në unanimitet të plotë mes partive politike, nismën e grave deputete që 50 % e kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë të jenë gra.
Kjo nisëm u trumbetua nga krerët e partive politike si risi e këtyre zgjedhjeve, po në të vërtetë, situata është krejt ndryshe.
KQZ deklaron se shifra prej 50% e përfaqësimit të grave në këshillat bashkiak nuk është realizuar.
KQZ-ja vëren se në listat e subjekteve zgjedhore kanë kandiduar gjithsej 36 251 persona, ku 17887, ose 49.34% janë gra.
Ndërsa në listat e kandidatëve për kryetar bashkie, janë regjistruar vetëm 16 kandidate femra, pra vetëm 9.94%, ndërsa 144 janë meshkuj.
Statistikat e zgjedhjeve
Raporti: Në listat shumemërore 49,34 për qind janë femra, për kryetarë bashkish vetëm 9.94 për qind
Partitë – Për këto zgjedhje janë regjistruar 63 parti politike dhe 2 koalicione zgjedhore. 9 janë partitë politike që konkurrojnë më vete, jashtë koalicioneve zgjedhore.
Votuesit – Në rang vendi janë gjithsej 3.369.393 zgjedhës, ndërsa sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për votimet e 21 qershorit është 3.436.781 fletë votimi gjithsej.
Qendrat e votimit – Numri i qendrave të votimit gjithsej 5298 nga të cilat, qendra votimi në ambiente private 432 të miratuara nga KQZ, ndërsa QV të posaçme janë 20.
Tirana – Bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të zgjedhësve, me 609.473 votues, që do votojnë në 888 QV, të cilat do të jenë të shpërndara në 13 zona të administrimit zgjedhor.
Pusteci – Bashkia e Pustecit është bashkia me numrin më të vogël të zgjedhësve, pasi më 21 qershor në garën për drejtimin e kësaj bashkie do të votojnë 4280 votues.
Bashkëpunimi – Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, KQZ-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin e Ministrave, me OSHEE-në, me AMA-n dhe me Prokurorinë e Përgjithshme.