Sistemi i drejtësisë dhe ai i shëndetësisë në Shqipëri është tronditur dy ditët e fundit, pasi Prokuroia e Posaçame kundër Krimit dhe Korrupsionit-SPAK, ka arrestuar Gjytaren e krujës Enkeljda Hoxha së bashku me 9 zyrtarë të tjerë të cilës sipas dosjes së SPAK, kishin krijuar një strukturë, për lirimin e të dënuarve ose uljen e dënimit.
Falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilët vuanin dënimin në burgun e Fushë – Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro, thotë SPAK.
Bashkë me gjykatësen dhe zyrtarë te tjerë, në prangat e SPAK kanë rënë edhe mjeku i njohur, kururgu Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe dy infermiere të këtij spitali për korrupsion pasiv, pasi kundrejt pagesës kanë marrë para për operacione e shtrime në spital.
Përgjimet e rrjedhura në media, flasin për skena kriminale, dhe struktura të mirëorganizuara ndërsa mijëra euro janë gjetur në shtëpinë e mjekut Prifti dhe gjyqtares Hoxha./ HistoriaIme
Burimi i fotos: Transparency International