Tanimë janë konfirmuar dy raste me koronavirusin Covid-19 në Shqipëri.
Në lidhje me këtë situatë, qeveria shqiptare ka marrë disa vendime të rëndësishme që parashikojnë kufizime në aktivitetet e përditshme në vend.
Sipas vendimit të qeverisë, të gjitha shkollat në vend do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 2 javë, ndërsa janë anuluar të gjitha fluturimet drejt Italisë së Veriut.
Gjithashtu sipas vendimit të qeverisë janë anuluar të gjitha aktivitetet publikem koncertet dhe festimet për ditën e verës në vend.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së qeverisë ka bërë të ditur se në spitale do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore.
Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë:
1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga”zonat e kuqe” të vendeve të prekura
3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhrit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektive
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milion lekë të cilat vijnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.
Përsërisim sërish masat e shtuara të higjenës, larja e duarve për 20 sekonda, higjenizimi i sipërfaqeve dhe vetë karantinimi pas shfaqjes së simptomave të gripit.
