Komuniteti Rom proteston: “Nuk duam të jetojmë në barake”
Komuniteti Rom ka protestuar sot për situatën e strehimit të familjeve rome që jetojnë në barake. Protesta nisi rreth orës 10:00 përpara Bashkisë së Tiranës, duke vazhduar më pas përgjatë bulevardit, e deri tek Kryeministria.
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka dal duke i thënë protestuesve se fajin për këtë gjë nuk e ka ai, por Qeveria. Sipas tij është Qeveria ajo që vazhdon të mbajë peng banesat sociale.
Më pas, familjet janë zhvendosur përpara Kryeministrisë për të protesuar, por nuk pati asnjë reagim nga institucionet.
Ndërkohë në njoftimin që kanë bërë për protestën, komuniteti rom dhe egjiptian, i kanë kërkuar Bashkisë të marrë përsipër përgjegjësin për strehimin e tyre të menjëhershëm (bonus strehimi ose truall me infrastrukture) dhe t’i kërkohet qeverisë që të dërgojë në parlament një ligj për të ndaluar dëbimet me dhunë nga banesa.
“Humbja e banesës rrezikon jetën, shëndetin, arsimin dhe dinjitetin e bashkëqytetarëve tanë” – shkruhet në njoftim.