Komuniteti LGBTI+ nuk ka kërkuar heqjen e fjalës “nënë”

Prej disa ditësh në Shqipëri është hapur debati në lidhje me prindërimin, dhe me një pretendim të paqartë sikur komuniteti LGBTI+ po kërkon heqjen e fjalëve s “Nënë” dhe “Baba” dhe zëvendësimin e tyre me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”
Dhjetëra komente në rrjetet sociale kanë shpërfaqur edhe një herë notat homofobike, dhe aspak të një debati konstruktiv.
Aktivistë të njohur të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri kanë thënë qartë se nuk është një kërkesë e tyre heqja e termavë “nënë” dhe “baba”.
Kristi Pinderi, në një koment në facebook, në përgjigje të portalit “Neësbomb.al” thekson se ai në asnjë rast nuk ka kërkuar zëvendësimin e fjalës “nënë”.
“Anila Basha Ne respekt te profesionit te gazetarit qe une e dua shume, te sfidoj publikisht te me thuash ku e kam thene une te hiqet fjala nene! Nese nuk ma thua dot ku e kam thene te kerkoj me shume respekt te kerkosh ndjese te i njejti portal. Kjo pune duhet marre fund. Njerezit nuk mund te trajtohen sikur te ishin lepuj!”-shkruan Pinderi, I cili bashkëlidh edhe linkun e portalit në fjalë i cili kishte një titull abuziv:
Në të njëjtën linjë është edhe aktivistja Xheni Karaj, e cila shkruan se komuniteti LGBT+ nuk ka kërkuar heqjen e fjalës “nënë” dhe “baba”.
“Sara A Demushi te falenderoj qe me dhe mundesine te sqaroj me pak fjale qe komuniteti LGBTI nuk ka kerkuar KURRE heqjen e fjales NENE. Per ne fjala NENE eshte po aq e shenjte dhe e shtrenjte sa vete familja.” -shkruan Karaj, e cila ndan edhe një link të një interviste televizive ku e sqaron më tej debatin.
Në lidhje me komentet homofobike ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda ku në një deklaratë ai shprehet: Konsiderohet e prapranueshme gjuha e përdorur në formën e denigrimit, stereotipizimit negativ apo stigmatizimit kundrejt komunitetit LGBTI dhe kundrejt çdo komuniteti tjetër nê shoqëri.
Debati duhet te kryhet me argumenta dhe arsye dhe duhet te shmanget çdo formë përçmimi që përforcon diskriminimin kundrejt grupeve shoqërore. / HistoriaIme