Komisioni Europian: Qasja hungareze ndaj LGBT është një turp
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, në një deklaratë të fundit ka kritikuar ashpër Hungarinë për miratimin e një projekt-ligji anti LGBT.
“Qasja hungareze është një turp” -e nis deklaratën e saj Von der Leyen të shpërndarë nga Komisioni.
Deklarata e plotë:
Unë kam udhëzuar komisionerët përgjegjës të dërgojnë një letër për të shprehur shqetësimet tona ligjore përpara se projekt-ligji të hyjë në fuqi.
Projekt-ligji diskriminon qartë njerëzit bazuar në orientimin e tyre seksual. Ajo shkon kundër vlerave themelore të Bashkimit Evropian. Dinjiteti njerëzor, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Ne nuk do të bëjmë kompromis për këto parime.
E kam thënë edhe më parë: Unë besoj në një Bashkim Evropian ku je i lirë të jesh ai që je dhe të duash kë të duash.
Unë besoj në një Evropë që përqafon shumëllojshmërinë.
Unë do të përdor të gjitha kompetencat e Komisionit për të siguruar që të drejtat e të gjithë qytetarëve të BE-së janë të garantuara. Cilido që janë dhe kudo që jetojnë brenda Bashkimit Evropian. ”/HistoriaIme