Komisioni Europian hap procedura ligjoren kundër Hungarisë dhe Polonisë

Rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Hungari dhe Poloni kanë bërë që
komisioni Europian të nisë procedura sanksionuese kundër Këtyre dy vendeve.
Çfarë do të thotë kjo?
Komisioni pajtohet se ligji hungarez-fobik ndaj LGBTIQ shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informacionit, si dhe disa pjesë të tjera të legjislacionit të BE-së. Kjo është çështja e parë. Rasti i dytë ka të bëjë me shkeljen e Direktivës së Praktikave të padrejta Tregtare, për detyrimin e një botuesi të shtojë një mohim të roleve gjinore në librin e tyre.
Edhe rasti i qeverisë polake për të ashtuquajtura zona Pa LGBT po hetohet.
Autoritetet polake nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe kërkesave të Komisionit ose nuk kanë bërë asgjë kundër një diskriminimi të tillë.
Çfarë do të thotë kjo tani?
Me dërgimin e letrave, Komisioni hapi zyrtarisht procedurën e shkeljes.
Polonia dhe Hungaria tani kanë 2 muaj për të sjellë ligjet e tyre përsëri brenda kornizës së BE. Përndryshe, Komisioni do të dërgojë për sanksione të mëtejshme në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ligjet në fjalë. Këto mund të jenë sanksione financiare deri sa Polonia dhe Hungaria të humbasin të drejtën e tyre për të votuar në këshill.
Edhe Polonia edhe Hungaria janë kritikuar ashpërnpër qëndrimet e tyre ndaj të Drejtave të Njeriut vitet e fundit./ HistoriaIme