Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon në kuvend të njihet familja LGBT+

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda raportoi në Kuvendin e Shqipërisë për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2021, të hënën e 30 majit.
Ne raportin e tij zoti.Gajda dha edhe rekomandimet e KMD drejtuar kuvendit dhe qeverisë së Shqipëri.
Ndër rekomandimet e dhëna ishte edhe njohja e të gjitha llojeve të familjes, dhe rikonsiderimin e legjislacionit për ligjin e bashkëjetesës.
“Rikonsiderimin e legjislacionit për heqjen e kufizimeve gjinore mbi të drejtën e ccdo njeriut për të pasur familje, në një formë të njohur me ligj që një formë mund të jetë ajo e bashkëjetese”-tha Gajda në raportimin para deputetëve.
Më tej, Komisioneri ka konstatuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes në dy raste. Në një rast ka konstatuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI nga ana e një përfaqësuesi dhe udhëheqësi fetar dhe në rastin tjetër është konstatuar përdorimi i gjuhës së urrejtjes për shkak të racës nga ana e një politikani.
Gjatë vitit 2021, Komisioneri ka shqyrtuar në total 7 çështje me objekt përdorimin e gjuhës së urrejtjes, nga të cilat 6 ankesa (5 ankesa regjistruar në vitin 2021 dhe 1 ankesë e mbartuar nga viti 2020) dhe 1 çështje ex-officio e regjistruar në vitin 2021. Në 2 (dy) raste është pretenduar përdorimi i gjuhës së urrejtjes për shkak të racës, në 1 rast për shkak të gjinisë dhe në 4 (katër) raste kundër komunitetit LGBTI./ HistoriaIme