Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar në lidhje me veprimet e fundit të Bashkisë së Tiranës ndaj komunitetit rom dhe egjiptianë, të cilët punojnë si riciklues.
Në veprimet e tij, KMD, ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka diskriminuar këto komunitete.
Ricikluesit në qytetin e Tiranës janë përballur shpesh me Policinë Bashkiake ku kjo e fundit ka ndërmarë veprime si dhunë, gjobitje dhe sekuestrim të mjetit dhe mbetjeve të riciklueshme. Në mars të këtij viti Agron Curri, riciklues është ndaluar nga Policia Bashkiake dhe i është sekuestruar mjeti dhe mbetjet e riciklueshme pa një akt administrativ apo proces verbal. Ai pretendon se është trajtuar në mënyrë diskriminuese nga ana e Policisë Bashkiake për shkak të racës, dhe ka bërë ankesë edhe edhe pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Pas shqyrtimit të ankesës Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminim të tërthortë për shkak të racës, etnisë dhe gjendjes ekonomike ndaj shtetasit Agron Curri nga ana e Bashkisë Tiranë dhe Policisë Bashkiake Tiranë.
Dhe nga analiza e fakteve dhe provave të administruara gjatë procedurës hetimore, rezultoi se:
- Nuk ekziston një procedurë standarte ligjore për konstatimin, bllokimin dhe shoqërimin e mjeteve dhe mbetjeve të riciklueshme, me anë të së cilës Policia Bashkiake të veprojë.
- Nga ana e Bashkisë Tiranë nuk janë nuk janë mare hapa për hartimin e procedurës standarte, kështu që është policia Bashkike që vendos në rast bllokimi. Mungesa e këtyre procedurave i vendos anëtarët e komunitetit në situate të pafavorshme .
Gjithashtu ka vendosur që të meren masa të menjëhershme nga ana e Bashkisë Tiranë dhe Policia Bashkiake, për pajisjen me një akt administrative të vlefshëm Agron Currin në lidhje me sekuestron e vendosur në bazë të raportit të shërbimit të datës 03.03.2020 dhe për hartimin e një procedure standarte, lidhur me konstatimin dhe bllokimin e mjeteve të transportit dhe mbetjeve të riciklueshme.
Marrjen e masave nga Bashkia Tiranë për zbatimin e planit të Zhvillimit te Komunitetit Rom dhe Egjiptian 2017-2020, në pjesën që parashikon mbi formalizimin e grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme.
Si edhe në kuadër të plotësimit të masave konkrete, në realizimin e Objektivave të Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, rekomandohet që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të kryej një studim mbi situatën dhe pozicionin e grumbulluesve individual romë dhe egjiptjanë të mbetjeve të riciklueshme në Republikën e Shqipërisë.
Rasti i Agron Currësi ndodhur në datën 03 mars të këtij viti është raportuar nga Informim.al. Ai është ndaluar nga Policia Bashkiake e Tiranës dhe i është sekuestruar mjeti me mbetje të riciklueshme të cilat atij ja kishin dhuruar në zonën e Komunës së Parisit. Nga ana e policisë Bashkiake Agronit nuk i’u dorëzua asnjë dokument apo akt administrative (proçes verbal) në lidhje me sekuestrimin e mjetit dhe mbetjeve. Të shpresojmë që pas këtij vendimi Policia Bashkiake Tiranë të mos kryej sërish veprime diskriminuese./ HistoriaIme