Kina ndalon daljen në TV të “burrave që nuk duken burra”
Rregullatori televiziv i kontrolluar nga shteti kinez ka ndaluar shfaqjen e “burrave që nuk duken si burra” dhe bëri thirrje për promovimin e modeleve “mashkullore” si pjesë e një fushate më të gjerë të Partisë Komuniste për të forcuar kontrollet mbi shoqërinë dhe për të forcuar moralin zyrtar.
Mediat duhet ‘t’i japin fund me vendosmëri burrave që duken si gratë dhe estetikës jo të zakonshme’, thuhet në qëndrimin e qeverisë.
Kjo pasqyron shqetësimin zyrtar se yjet e popit kinez, të ndikuar nga pamja e hijshme dhe në modë e disa këngëtarëve dhe aktorëve të Koresë së Jugut dhe Japonisë, nuk po arrijnë të nxisin të rinjtë e Kinës të jenë më meshkuj.
Qeveria e Xi gjithashtu po forcon kontrollin mbi industritë kineze të internetit.
Rregullat që hynë në fuqi të mërkurën kufizojnë këdo nën 18 që të mos luajë më shumë se tre orë lojëra online.
Zhvilluesve të lojërave tashmë u kërkohet të paraqesin lojërat e reja për miratim nga qeveria para publikimit.
Ndalimi i çuditshëm pasqyron shqetësimet zyrtare se të famshmit kinezë po mashtrojnë të rinjtë në të gjithë vendin, duke qenë të ndikuar nga pamja dhe stili i aktorëve, këngëtarëve dhe argëtuesve në reklamat e produkteve dhe kulturës pop nga Koreja e Jugut dhe Japonia fqinje.
Të famshmit meshkuj nuk janë vetëm në shënjestër nga qeveria. Rregullatori televiziv shtetëror ka paralajmëruar gjithashtu kundër shfaqjes së “të famshëmve vulgare të internetit” dhe admirimit të pasurisë dhe të famshëmve. Performuesit që “shkelin rendin publik” ose që kanë “humbur moralin” do të dënohen.
Në vend të kësaj, programet duhet të “promovojnë fuqishëm kulturën e shkëlqyer tradicionale kineze, kulturën revolucionare dhe kulturën e përparuar socialiste”. Transmetuesit gjithashtu janë udhëzuar të kufizojnë pagën për artistët dhe të shmangin kushtet e kontratës që mund t’i ndihmojnë ata të shmangin taksat. / HistoriaIme