Kërcënime, arrestime, shantazhe, ushtri, polici, çfarë ndodhi me kontrollorët e AlbControl!

Të paktën 7 kontrollorë janë shoqëruar në polici, pasi Ushtria mori nën kontroll zyrat e AlbControl, në një akt të paprecedentë dhe të pandodhur më herët në Shqipëri.
Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit.
Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl pezulluan të mërkurën procesin e punës pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres dhe për pasojë u anuluan të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Menjëherë pas kësaj, ka dalë në një deklaratë për shtyp ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila e ka quajtur grevën të jashtëligjshme, duke hedhur një sërë akuzash ndaj kontrollorëve dhe duke i kërcënuar ata me ndjekje penale.
Bisedimet e kontrollorëve edhe mbrëmë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, nuk sollën asnjë rezultat. Në bllok, kontrollorët kanë deklaruar paaftësinë e tyre për të punuar, pasi ndihen të stresuar. “Në momentin që kontrollorët e trafikut ajror, ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtrar funksionet në mënyrë të sigurtë, ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësiën e tyre për punë. Shkaku i paaftësisë është fakti se ndaj dy kontrollorëve që deklaruan se ishin të paaftë për punë, nisën procedurat për shkarkimin nga puna. Dhe procedurat e shkarkimit nga puna për një kontrollor që respekton një detyrim ligjor, ka prodhuar dhe stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë të cilët mendojnë se për shkak të këtij respektimi të detyrimit ligjor, mund të rrezikojnë të hiqen ga puna dh eta. Në këto kushte, të gjithë në mënyrë solidare, janë bindur se janë në kushtet e pamundësisë për të ushtruar në mënyrë të sigurtë funksionet e tyre të kontrollit”, deklaroi avokati i Sindikatës së Transportit ajror Rezart Kthupi
Ministrja Balluku foli për një prapavijë politike, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama sipas të cilit bëhej fjalë për një sabotim të rëndë të aktivitetit të aeroportit, duke paralajmëruar se “organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve”.
Pas akzave të paprecedenta, Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë marën nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tiranës pas grevës së kontrollorëve. Ende nuk ka një vendim te zbardhur apo urdhër qeverie, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli me një sqarim të ilustruar me videon e dërgimit të ushtrisë. Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambjentet.
Një nga kontrolloret e Albcontrol ka folur për televizionin Ora News për situatën e krijuar nga dita e djeshme e cila ka sjellë anulimin e 13 fluturimeve nga aeroporti i Rinasit.
Ajo shprehet se janë njoftuar zyrtarisht për heqjen nga puna dhe nuk dhe se nuk janë pretendimet e tyre ashtu siç mendon ministrja Balluku.
Sipas saj një nga arsyet kryesore që ka ndodhur kjo është arroganca që qeveria ka treguar ndaj zërit të tyre.
“Situata ka ndodhur dje, pas mbarimit të turnit të parë, normalisht fillojmë në orën 07:00 dhe mbarojmë në orën 14:00. Në 13:45, ne bashkë me supervizoren e turnit, që ishim një grup prej 5 kontrollorësh bëmë paaftësinë e përkohshme duke pasur parasysh që jemi stresuar dhe ne realisht kur jemi të stresuar nuk duhet të punojmë, në bazë të rregulloreve që ne punojmë. Këto ju dorëzuan eprorit tonë, u nisëm për të ikur në shtëpi dhe marrim telefonata për kthim në punë, kthehemi dhe zyrtarisht më lajmërohet që jam për zgjidhjen e kontratës individuale të punës.
U kërkova cila është arsyeja, nuk kishin një arsye reale dhe refuzova të firmosja, ndërkohë thirret dhe supervizori i turnit, me të njëjtën procedurë pushohet dhe ai. Ndërkohë për zgjidhjen do thirremi në datën 12 ora 10:00 dhe nëse do kemi ndonjë pretendim. Zonja Balluku pretendon këtu që nuk ka shkëputje nga puna, janë pretendimet tona por unë i kam të gjitha me e-mail.
Fillimisht u njoftuan 5 persona, por zyrtarisht me e-mail jam njoftuar vetëm unë dhe supervizori i turnit. Belinda Balluku pretendon që ne nuk jemi hequr, deri tani na kanë hequr dhe nga grafikët e punë dhe nuk figurojmë në asnjë vend pune të Albcontroll. Ne jemi 65 kontrollorë, nga të cilët një pjesë jemi aktivë ka dhe një pjesë administrativë, ndërkohë që nga dje në orën 14;00 të gjithë kontrollorët në shenjë solidarizimi erdhën dhe bënë paaftësinë e përkohshme. Që në atë moment ka pasur ngërç kush do punonte në sallat operacionale.
Unë kam filluar në Albcontrol që në 2002 dhe marr pak më shumë se një operator i ri, mund të tregoj që në këto momente që flasim rroga ime është 156.860 mijë letë, pas shkurtimit. Më parë rroga ime shkonte diku te tre milion të vjetra. Unë nuk e di se ku i gjen zonja Balluku shifrat, këto janë shifra reale lehtësisht të verifikueshme. Kjo nuk bëhet në kuadër të fushatës. Ne jemi takuar vetëm me Presidentin e Republikës, por duke qenë se i jemi drejtuar vetë zonës Balluku, kryeministrit dhe të gjitha instancave, edhe Ambasadën Amerikane dhe nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje.
Ne nuk kemi ikur për rrogën, pro ka qenë arrogancëa që qeveria ka treguar ndaj zërit tonë. Takim i fundit ka qenë në 12 qershor ku ministra Balluku na lajmëroi me një e-mail që mos merremi me çështjen e tyre, dhe që nga ai moment ne nuk kemi pasur asnjë kontakt as me drejtorin tonë. Pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane dhe Presidentit në na është mundësuar një takim në 16 mars, pra i bie pothuajse 10 muaj.
Nuk kemi qenë në kushte të barabarta negociatash. Për t’u rikthyer në punë ne kemi vënë disa pika. E para është kthimi në punë i të gjithë kontrollorëve të hequr padrejtësisht nga puna. Dhe e dyta është anulimi i vendimit të bordit të datës 24 prill 2020. Shfuqizimi i kontratës kolektive, ne kërkojmë kontratën kolektive. Gjithashtu kemi kërkuar të kemi transparencë nga Albcontrol, ku të dëgjohemi dhe të respektohemi. “
Ende nuk dihet fati i 65 kontrollorëve por kryeministri Rama ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj tyre me kërcënime publike për ndjekje penale./ HistoriaIme