Sindikata e punonjësve të Call Center “Solidariteti” ka fituar një çështje të bujshme ndaj kompanisë teleperformancë.
Bëhet fjalë për instalimin e kamerave në shtëpi, për të gjithë punonjësit e Call-Center.
Punonjësit ishin kundër që në krye të herës, ndërsa pëfundimisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në një rekomandim të dhënë prej tij (shih linkun, rek nr.27) ndalon Teleperformancën që të implementojë këtë vendim.
Sindikata Solidariteti shkruan:
Bashkë ia dolëm: Teleperformance Albania nuk mund t’i përdorë kamerat për të vëzhguar punëtorët!
Fitore e jashtëzakonshme, jo vetëm për punëtorët e Teleperformance dhe Sindikatën Solidariteti, por për të gjithë punëtorët e sektorit call center.
Anëtarësohu në sindikatë duke klikuar në link: https://register.solidariteti.al/sq/
Këtu gjeni Rekomandimin nr. 27 të Zyrës së Komisionerit që e shpall të paligjshëm monitorimin me kamera: shorturl.at/tzKLS