Ja për çfarë luksi e kishte fjalën gazetarja e Zërit të Amerikës
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, një ditë më parë ishte në SHBA ku u intervistua nga gazetarja Ardita Nurellari e VOA (Zëri i Amerikës).
Gazetarja: “A ndjeheni ndonjëherë nën presionin e publikut, këtij publiku që ikën përditë, që ka një minimale të jetesës tek 5 dollarëshi në ditë, a ka ndonjëherë diçka që ju prek, ju kap në gjithë këtë shpalosje luksi dhe ekstravagance do të thosha.”
Ilir Meta: “Nuk e di për çfarë luksi e keni fjalën…”
Gazetarja: “Për mënyrën tuaj të jetësës, për shtëpinë e pushimeve, për makinën, për pushimet ku i bëni”
Ilir Meta: “Unë kam makinë të shtetit zonjë, mesa duket nuk jeni informuar mirë, kështu që nuk jam këtu për t’u marrë me këto çështje…”
INTERVISTA E PLOTE
https://www.youtube.com/watch?v=AkceqWeHsc4
Por një përgjigje e sinqertë do ishte: “Unë kam makinë të shtetit, një shtëpi pushimi 2000 m2 me 11 tualete, jetoj në një një pallat 5 katësh në zonën e bllokut, ku 4 kate janë banesa ime”.
FOTO NGA BANESA E ILIR METES NE GJIRIN E LALEZIT
Pamjet janë publikuar vetëm 1 vit më parë, bashkë me këtë video të festës “modeste” për 45-vjetorin e Metës.
Pas këtyre pamjeve, vlen që të rikthehemi dhe një herë në fjalët e zotit Meta “Nuk e di për çfarë luksi e keni fjalën”…
/l.k./