Grupet për të drejtat e njeriut në Itali, kërkojnë urgjentisht një ligj efektiv për të drejtat e njeriut, komunitetit LGBTI+ dhe një ligj efektiv kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Përmes një peticioni online, grupet e të drejtave të njeriut shkruajnë:
Hulumtimi i fundit nga Agjencia Evropiane për të Drejtat Themelore mbi personat LGBT + në Itali tregon se 62% e të anketuarve shmangin që në public të mbajnë shtrënguar duart e partnerit/es së tyre dhe 30% nuk shkojnë në vende të caktuara nga frika e sulmit. 23% pretendojnë se kanë pësuar diskriminim në punë, 32% që kanë pësuar të paktën një episod të ngacmimit në vitin e fundit dhe 8% një episod të agresionit fizik në 5 vitet e fundit. Vetëm 1 në 6 persona kanë raportuar këto incidente në polici.
Pas kaq shumë dështimesh në miratimin e ligjeve që trajtojnë këto çështje, është koha që Italia të luajë rolin e saj në luftimin e diskriminimit dhe dhunës bazuar në seksin, gjininë, orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Italia nuk mund të presë më. Si Parlamenti ashtu edhe Qeveria duhet të veprojnë shpejt dhe të miratojnë një ligj efektiv.
Personat LGBT + në Itali po kërkojnë një gjë të thjeshtë: të jenë në gjendje të jetojnë dhe të duan, të lirë nga frika./ HistoriaIme