ISIS merr përsipër sulmet në Paris; “Sulmet do të vazhdojnë, nuk ka paqje për Francën”
Shteti Islamik i ISIS merr përgjegjësinë për sulmet e shumta në Paris dhe vrasjen e 127 personave (deri tani). Me anë të një videoje, ata kërcënojnë se sulmet në Francë do të vazhdojnë.
ISIS pranon se ka dërguar militantë të pajisur me bomba kamikaze dhe armë, në zona të ndryshme në zemrën e Parisit. Sulmet të cilat janë cilësuar si akt lufte nga ana e Presidentit francez, janë bërë për t’i treguar popullit francez se vendi i tyre do të jetë i rrezikuar, derisa Franca të ndjekë të njejtat politika ndaj Shtetit Islamik.
“Për sa kohë do vazhdoni bombardimet, nuk do të jetoni në paqje. Do keni frikë madje edhe të shkoni deri në market”, ka thënë njëri nga militantët islamik, Abu Maryam “Francezi”.
Një tjetër militant i njohur si Abu Salman “Francezi” ka thënë se “Kemi armë dhe makina në dispozicion për të goditur objektivat tanë. Madje mund të përdorim edhe helmimet, kështu të paktën i helmojmë ujin dhe ushqimin një prej armiqëve të Allahut”.
/m.g