iPhone shton emojtë e burrave shtatzënë!

Përditësimi më i fundit i iPhone i Apple shtoi disa emoji të burrave shtatzënë.
Një përditësim i fundit i softuerit për iPhone-ët e Apple përfshin një emoji “burrë shtatzënë” si dhe një sërë figurash të tjera neutralë gjinorë.
Apple publikoi përditësimin në mes të marsit sipas Wall Street Journal, duke shtuar emoji-n shtatzënë, si dhe një emoji “person me kurorë” neutrale gjinore që shkojnë së bashku me karikaturat e mbretit dhe mbretëreshës. Apple shtoi gjithashtu 35 emoji të tjerë.
Apple prezantoi fillimisht emoji-n e burrit shtatzënë dhe “personit shtatzënë” në janar si pjesë e një përditësimi opsional, por ai erdhi për të gjithë përdoruesit me përditësimin iOS 15.4.
Përditësimi është pritur mirë nga komuniteti LGBTI+ në mbarë botën./HistoriaIme