Krahas pandemisë së koronavirusit që ka gjunjëzuar globin, në këto kohë është përhapur masivisht edhe ajo që është duke u quajtur Infodemia, ose përhapja masive e lajmeve të rreme në internet.
Lajmet e rreme këto kohë kanë si qëllim, të “ushqejnë” audiencën kryesisht me lajme të pavërteta që lidhen me koronavirusin, trajtimin e tij dhe burimin nga ka ardhur.
Këshilli Shqiptar i Medias në bashkëpunim me UNESO kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar qytetarët në lidhje me Fake News, dhe si ta dallojmë një lajm të rremë nga një lajm i vërtetë./ HistoriaIme









