Historike/ Dy gra zyrtarizojnë martesat në Mal të Zi

Për herë të parë në historinë e Malit të Zi, dy gra kanë zyrtarizuar martesën e tyre edhe përpara ligjit.
Gratë, që kanë dashur të mbesin anonime, janë martuar në qytetin e Budvës më 25 korrik, sipas mediave lokale.
Një zyrtare e Budvës, Milijana Vukotiq Jellushiq, ka thënë se të dyja gratë janë nga Ballkani, mirëpo punojnë dhe jetojnë jashtë këtij territorit, shkruan REL.
Ligji i Malit të Zi për “partneritet jetësor mes personave të gjinisë së njëjtë”, është miratuar vitin e kaluar.
Qeveria ka pasur kohë deri më 15 korrik, për të bërë ndryshimet e nevojshme për të mundësuar bashkime të tilla ligjore.
Partitë që tanimë janë në pushtet në Mal të Zi kanë kundërshtuar ligjin e miratuar nga opozita, aso kohe në pushtet, ndërsa ndikimi i Kishës ortodokse serbe atje mbetet ende i lartë.
“Ndonëse Ligji për Partneritet Jetësor për personat e gjinisë së njëjtë, është miratuar një vit më parë, ende mbetet shumë për t’u bërë, që ai të zbatohet në tërësi”, ka thënë ministrja për Administratë Publike, Shoqëri dhe Media Digjitale Tamara Sërzentiq, përmes një postimi në Tëitter./ HistoriaIme