Hillary nuk distancohet nga Bill Clinton dhe Obama, kurse Jeb s’përdor as mbiemrin Bush…
Ka një dallim interesant mes mënyrës si po zhvillon fushatën Jeb Bush nga mënyra si po e zhvillon Hillary Clinton.
Në programin e përditshëm në MSNBC, Rachel Maddow ve në dukje se Clinton nuk po mban distancë nga dy paraardhësit demokratë, njëri bashkëshorti i saj Bill dhe tjetri Presidenti Obama nën të cilin ajo shërbeu si Sekretare e Shtetit.
Ndërsa në kampin e republikanëve duket qartë një tentativë e Jeb Bush për të mos u asocuar as me të atin as me të vëllain, që të dy ish presidentë të SHBA.
Në emisionin e saj, Maddow citon Hillarry Clinton të shprehet se qoftë Bill Clinton, qoftë Barack Obama ishin të detyruar të përballen me gabimet e trashëguara nga paraardhësit e tyre republikanë (përkatësisht Bill Clinton me presidencën e Reagan dhe George H. W. Bush, ndërsa Obama me gabimet e George W. Bush).
Ajo duket se nuk po bën të njëjtin gabim që bëri Al Gore i cili gjatë fushatës tentoi të ishte i shkëputur nga trashëgimia e Presidentit Clinton.
Nga ana tjetër është interesante të konstatosh se Jeb Bush edhe në faqen e tij si dhe ne logon e tij zyrtare e ka shmangur mbiemrin Bush…
Më poshtë video nga emisioni “The Rachel Maddow Show”/k.p./
http://https://www.youtube.com/watch?v=KJ7gNW-gPMY