Greqia ndalon operacionet ‘normalizuese të seksit’ te foshnjat interseksuale

Në të shkuarën, operacionet ndaj personave interseksualë kanë rezultuar në sterilizim, humbje të ndjeshmërisë seksuale dhe probleme të tjera shëndetësore, thonë aktivistët.
Parlamenti i Greqisë ka ndaluar operacionet “normalizuese të seksit” tek foshnjat e lindura interseks, me kromozome atipike që prekin trupin e tyre në një mënyrë që nuk përputhet me përkufizimet normative të mashkullit apo femrës.
Sipas një ligji të ri të miratuar nga parlamenti këtë javë, operacionet që kërkojnë të sigurojnë që një fëmijë t’i atribuohet nocioneve tradicionale të mashkullit dhe femrës për njerëzit nën moshën 15 vjeç, ndalohen në Greqi, përveç nëse ka një vendim gjykate që thotë ndryshe.
Projektligji parashikon gjoba dhe burgim për mjekët që kryejnë një operacion të tillë.
Operacionet, duke përfshirë operacionet korrigjuese ose terapitë hormonale për të ndryshuar karakteristikat e fytyrës ose të trupit, te personat interseks mbi moshën 15 vjeç do të lejohen vetëm nëse vetë personat pranojnë, sipas ligjit.
Rinio Simeonidou, nëna e një adoleshenti interseks dhe sekretare e përgjithshme e organizatës ” Intersex Greece”, i tha parlamentit përpara votimit se miratimi i projektligjit do të ishte “një moment vërtet historik për të gjithë fëmijët interseks në Greqi” dhe një fillim i mirë në eliminimin e shkeljeve të njerëzve interseksualë./ Historia Ime