Gjergj Bojaxhi, kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës
Gjergj Bojaxhi do të kandidojë i pavarur për bashkinë e Tiranës. Ish-drejtor i KESH, ish-zëvendësministër i Ekonomisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë , Gjergj Bojaxhi do të jetë kandidat jopolitik në garën për qytetarin e parë të Tiranës.
Bojaxhi konfirmon për A1 Report se aktualisht po punon me shtabin që do të merret me fushatën e tij elektorale, duke konfirmuar në këtë mënyrë kandidimin.
Ai synon të marrë votat njerëzve të zhgënjyer nga politika në 24 vitet e demokracisë, që sipas tij janë dhe të majtë dhe të djathtë.
Grupi i punës po punon në mënyrë që Gergj Bojaxhi të shpallë publikisht kandidaturën e tij për bashkinë e kryeqytetit javën e ardhshme.