Fullani refuzon t’i pergjigjet Komisionit te Ekonomise
Deputeti socialist Erion Brace thotë se i ka kërkuar Fullanit informacione, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, por Guvernatori refuzon që t’i përgjigjet kësaj kërkese, duke dalë kështu përmbi Parlamentin.
Në një status në Facebook Brace sqaron se ai nuk do të tërhiqet:
“I kam kërkuar me shkrim Guvernatorit informacion lidhur me cështje shqetësuese në Bankën e Shqipërisë, të cilat, lidhen me vjedhjen (Raportet e grupeve të punës dhe të auditit të Brendshëm për 4 vitet e fundit), por edhe me nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të Bankës, kontratat e përfolura të investimeve.
Ne lamë një javë kohë për këtë! GUVERNATORI REFUZON TE DOREZOJE NE KUVEND KETE INFORMACION!!
Brace sqaroi më tej se “Informacioni i kërkuar është pjesë e një dosje të plotë që po përgatitet për cdo deputet para se të nisin seancat dëgjimore publike me anetarët e Këshillit Mbikqyrës dhe Guvernatorin. Guvernatori këtë po pengon dhe ky është faj i rëndë!”.
/HI/