Freedom House: Shqipëria humbet një pikë në indeksin e demokracisë

Për të 14 vit me radhë demokracia në botë vijon të bjerë ndërsa edhe vitin e kaluar Freedom House ka arritur në përfundimin se i njëjti trend me demokracitë e konsoliduara po vijon me përkeqësim e të drejtave politike dhe lirive civile.
Bota po sheh një udhëheqje jo demokratike, ndërsa nga 195 vendet e marra në studim, 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
Situata e demokracisë paraqitet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor.
Kështu, “Kosova dhe Maqedonia e Veriut, patën përmirësime vitin e kaluar. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, shënuan rënie, Bosnja mbeti në të njëjtin vend”, i tha Zërit të Amerikës Noah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the Ëorld.
Kosova ka bërë një ndër përparimet më të mëdha, duke u renditur dy pikë më shumë, dhe nga vendi i 54 arriti në vendin e 56, dhe kjo si duket falë zgjedhjeve të 6 tetorit.
Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.
“Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë zoti Buyon.
Në përgjithësi thotë ai për rajonin, nuk mund të thuhet “as se gjendja po përkeqësohet, por as po përmirësohet.”/ Historiaime