Fredoom House: Situata e medias në Shqipëri, në përkeqësim!
Nga Isa Myzyraj
Raporti i Fredoom House I publikuar me 20 prill të 2022 ka goditur rëndë industrinë e mediave në Shqipëri!
Në disa gjetje të rëndësishme raporti thekson ndër të tjera se situata e lirisë së medias dhe shtypit u përkeqësua gjatë 2021.
Sipas raportit janë rreth 5,970 gazetarë që punonin me kontratë dhe 1,760 punonin pa kontrata në 45 kanale televizive dhe mbi 800 media online – portale-.
Pagat e uëlta dhe vonesa e marrjes së rrogës shihen nga raporti sim jet presioni e shantazhi nga ana e pronarëve të medias.
“Rreth 80 përqind e reporterëve janë nën 35 vjeç dhe fitojnë më pak se 300 dollarë në muaj, dhe pothuajse 48 përqind e pagave u vonuan 2-6 muaj në 2021.Këto kushte të vështira pune dhe pasiguri në punë janë strategji që përdoren në mënyrë rutinore nga pronarët e mediave për të kufizuar pavarësinë editoriale.”-thekson raporti!
Pronësia e medias sipas FH, mbetet problematike duke bërë që: Tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike.
Ata gjithashtu mbështeten në shantazhimin ose diskreditimin e personave që flasin kundër interesave të tyre ose partive politike që ata mbështesin.
Përqendrimi i tregut të Shqipërisë përbën një rrezik të lartë për pluralizmin dhe pavarësinë e medias.
Kasetat e gatshme dhe marrja e regjsitrimeve nga partitë politike përbëjnë sipas raportit një situatë majft të rëndë të medias në Shqipëri!
“Kjo u shfaq qartë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ku shumica e transmetimeve të lajmeve përdorën pamje të redaktuara ose të regjistruara paraprakisht të ofruara nga partitë politike. OSBE-ODIHR ngriti shqetësime për praktika të tilla në raportin e tij për zgjedhjet e 2021, duke vënë në dukje se përdorimi i kasetave të regjistruara paraprakisht ose pamjeve të drejtpërdrejta nga llogaritë e mediave sociale të politikanëve mund të rezultojë në mungesë të mbulimit objektiv të garuesve, duke mjegulluar linjat midis përmbajtjen editoriale dhe reklamat politike.”-theksoi raporti!
Përhapja e teorive konspiative në mediat më të mëdha në vend ak shqetësuar ekspertët e Fredoom House, të cilët argumentojnë se vënia në dispozicion e hapësirave mediatike për këta persona çuan në situata jo fort të këndshme!
“Përmbajtja e medias shqiptare vazhdoi të përkeqësohej në vitin 2021, me një rritje të numrit të emisioneve televizive që kryesisht ndajnë opinione pa përmbajtje të bazuar në prova ose të provuara me fakte.
Kanalet më të mëdha televizive të vendit ofruan kohë transmetimi të pakufizuar për teoricienët e konspiracionit antivaks, gjë që minoi programin e vaksinave të shtetit.
Për më tepër, histori të panumërta konspirative dhe dezinformative u përhapën në platforma të pakufizuara gjatë vitit; dy historitë kryesore kishin të bënin me “përcaktimin publik të SHBA-së të Berishës” dhe “Shqipëria që pret refugjatë afganë”, gjë që çoi në dhunë në demonstratadhe kërcënime ndaj gazetarëve. Shqipëria është një shembull kryesor i diskursit publik dhe politik të bazuar në “post -e vërteta” ku informacioni mashtrues dhe manipulues përdoret për të destabilizuar dhe çorientuar opinionin publik për çështje madhore.”-theksoi raporti./ HistoriaIme