FOTO SHQETËSUESE/ 10.000 qen vriten e hahen çdo vit në festivalin e mishit të qenit në Kinë
Një qenush gjuan me putër këmbën e një njeriu, duke kërkuar vëmendjen e tij për të luajtur, siç bëjnë zakonisht kafshët e vogla.
Në shikim të parë, kjo mund të duket një foto e zakonshme e një qeni që kërkon dashuri nga pronari i tij.
Por kjo situatë është shumë më e ndryshme, ky qenush i pafat do të vritet në mënyrë barbare, në festivalin e mishit të qenit, festival që ka ngjallur zemërim në mbarë botën.
Ky qen është një nga mijërat, që do të rripen të gjallë, do të theren e më pas do të haen në tregun që u hap sot në Kinë, pavarësisht protestave të shumta.
10.000 qen, shumica prej tyre kafshë shtëpiake të vjedhura, masakrohen në zonën e thellë rurale të Guangxi Zhuang, për të shenjuar solsticin veror.
Aktivistët thonë se festivali nuk ka asnjë vlerë kulturore dhe është shpikur thjeshtë për të rritur tregtinë.
Por përkrahësit e festivalit, kundërpërgjigjen duke iu thënë atyre të heqin dorë nga të ngrënit e gjelit të detit ditën e Krishtlindjeve.

Një motorr i ngarkuar me qen të vrarë, kalon pranë një qeni shëpie dhe pronarit të tij
Aktivistët u shpërndanë me forcë nga njerëz të paidentifikuar, tek përpiqeshin të protestonin përpara një zyre qeveritare.
Aktivistët mbanin në duar parrula ku shkruhej “Ndaloni tregtimin e paligjshëm të mishit të qenit”, “Ndëshkoni trafikimin e paligjshëm të qenve”, por parrullat iu rrëmbyen shumë shpejt nga njerëzit e paidentifikuar.