Nën kërcënimet e sigurisë mbahet Europride në Beograd!

Isa Myzyraj- Beograd
Nën kërcënimin e grupeve ekstremiste anti-LGBT është mbajtur të shtunën e 17 shtatorit Europride i parë në Ballkan.
Rrugët e Beogradit u bllokuan prej mëngjesit të së shtunës, ndërsa mijëra policë ruajtën qetësinë në kryeqytetin serb pavarësisht një ndalimi të autoriteteve të ngjarjes.
Aktivistë nga e gjithë Europa, marshuan pak metra për shkak se kërcënimet e vazhdueshme të grupeve ekstremiste ndryshuan në momentin e fundit intinerarin e marshit.
Para nisjes së marshit të EuroPride-it u raportua për disa incidente të vogla, pasi aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare po ashtu u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar marshin.
Policia bllokoi trotuaret dhe rrugët nëpër të cilat organizatorët e marshit kishin planifikuar të mbanin marshin dhe po ashtu u ndalua kundër-protestat e paralajmëruar nga grupet pro-Kishës Ortodokse Serbe dhe grupeve të tjera.
Presidenti serb Aleksander Vucic, ministria e Brendshme dhe Policia nuk kishin dhënë aprovimin për Europride, por më 17 shtator, Shoqata e organizatorëve të Paradës Evropiane tha se kishte marrë garanci nga Bërnabiq se “ajo mund të garantojë që rrugët e Beogradit do të jenë të sigurta”.
EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, Gayve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit./ HistoriaIme
















