Foto/ 150 mijë persona në Pride në Berlin

Rreth 150,000 njerëz parakaluan nëpër rrugët e Berlinit për festën e parë të Krenarisë që nga pandemia Covid, ndërsa për herë të parë në histori flamuri LGBTQ+ u valëvit mbi parlamentin gjerman.

Të veshur me flamuj ylberi, turma marshoi për të drejtat e LGBTQ-së.
Parada filloi në mesditën e datës 23 korrik, me kohën lokale me një tubim në lagjen Mitte të Berlinit.
Berlin Pride është një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara LGBTQ në Gjermani dhe një nga më të mëdhatë në Evropë.
Qëllimi i tij është të festojë kulturën LGBTQ, si dhe një fushatë për të nxitur të drejta të barabarta dhe trajtim të barabartë./Historia Ime










