Formulari i mëkatit!

Pastori Akil Pano përmes një postimi në rrjetin e tij social, foli të mërkurën e 27 tetorit për shërndarjen e një formulari në kopshtet e Tiranës ku në vend të emrave të prondërve “nëna” e “babai” është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’.
I ashtuquajturi formular, qartasi në dukje ishte i çuditshëm. Kushdo që e ka bërë, apo kushdo që e ka fotografuar kishte një “hile” brenda. Aty as nuk tregohej ndonjë logo institucioni, as firmë, as vulë, as nuk përmendej burimi fillestar i tij.
Pastori Pano, nxitoi të shkruante me bindje se kjo gjë që sipas tij kishte nisur të aplikohen nëpër kopështet e kryeqytetit, kishte lidhje me të ashtuquajturën “Agjenda Gay”.
Ai u bëri thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular.
Të nesërmen e publikimit nga Pastori i formularit, po i njëjti doli sa në një studio në një tjetër, për të paralajmëruar popullin për rrezikun e “Axhendës Gay” dhe lëshoi një lum akuzash, fyerjesh e të pavërtetash ndaj komunitetit LGBTI+, aktivistë të së cilit përtej rrezikut që u kanoset kanë vendosur prej vitesh tanimë të kërkojnë me kokëfortësi vetëm një gjë; Të drejta të barabarta! As agjenda, as programe që shkruhen sa lartë poshtë për raporte të huaja, por thjesht të drejta që ua garantojnë konventat ndërkombëtare.
Por e gjithë zhurma mediatike, e krijuar copy-paste nga statusi i pastorit, për fat të mirë nuk zgjati shumë.
Ishte Bashkia e Tiranës, e cila përmes zyrtarëve të saj, jo vetëm që hodhi poshte pretedimin, por mohoi se një formular i tillë ekziston nëpër kopështet e kryeqytetit.
Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake neës. Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me situatën e krijuar reagoi edhe komuniteti LGBT i cili përmes një deklarate për media tha se: Aleanca LGBT dhe Pro LGBT detyrohen të informojnë publikun lidhur me pavërtetësinë e lajmeve të publikuara në media gjatë dy ditëve të fundit. Ne nuk kemi asnjë informacion lidhur me formularin që pretendohet se është shpërndarë në kopshte të Tiranës, ku amësia dhe atësia përcaktohen mes opsioneve prindi 1 dhe 2. Ne si organizata ndajme të njëjtin kuriozitet për të ditur çfarë përmban ai formular, kush e ka hartuar, kur është shpërndarë dhe çfarë të dhënash synon të mbledhë. Për sa kohë nuk dimë absolutisht më tepër se kaq, pyesim!
Ata lëshuan edhe një apel për mediat dhe gazetarët të cilët u nxituan me publikimin e statusit të Panos, dhe bërjen e tij “lajm” jo vetëm pa pasur lajm, por në shkelje të plotë të etikës dhe kontrollit të fakteve: Kërkojmë nga media dhe gazetarët të distancohen nga kjo praktikë e papranueshme dhe të luajnë rolin e tyre investigues e informues, të pavarur dhe të pandikuar, në vend që të kthehen në burim keqinformimi dhe shpifjeje, duke na përballur padrejtësisht e për të disatën herë me valë të stisura urrejtjeje.
Gjithsesi, gjithcka mabroi, por pastori meqenese është edhe njeri që beson duhet të jetë me i kujdesshëm për tymnajën që krijon, sepse nëse e ke shpirtin e zhytur në mëkat vështirë të japësh leksione për një shoqëri “të shëndetshme”/ HistoriaIme