Fiton media/ Komisioni i Venecias rrëzon paketën anti-shpifje!

Komisioni i Venecias ka rrëzuar paketën anti-shpifje të propozuar, e miratuar, nga qeveria e parlamenti, e të kthyer në kuvend nga Presidenti i Republikës, paketë kjo që është kundërshtuar fuqishëm nga gazetarë, media e organizata të shumta të medias në vend dhe në botë.
Komisioni i Venecias kërkon rishikim të kësaj paketë që sipas komisionit është “jashtëzakonisht problematike për lirinë e medias”
Ligji sipas komisionit, ka paqartësi, ndërsa kompetencat e AMA-S nuk janë përcaktuar qartë.
“Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve. Prania e përfaqësuesve të komunitetit të medias dhe shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike, mund të jetë një hap që forcon pavarësinë e këtij organi.
Së dyti, është e paqartë nëse anëtarët e AMA-së dhe të Komitetit të Ankesave janë mjaftueshëm të pavarur nga industria e madhe e mediave, në bazë të rregullave për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit”, thuhet midis të tjerash në raport.
Komisioni shpreh shqetësime për gjobat e larta në rast të shkeljes së ligjit nga faqet online.
“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë’ mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”, thuhet më tej.
“Procedurat gjyqësore në raste të tilla duhet të kenë një efekt pezullues dhe gjykatat duhet të kenë fuqinë të rishikojnë përmbajtjen e vendimeve në kuadrin e procedurave të cilat ofrojnë garanci themelore të gjykimit të drejtë”, thekson gjithashtu raporti.
Komisioni thotë më tej se projekt-amandamentet nuk janë të gatshme për miratim në formën e tyre aktuale.
“Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një ‘efekt të ftohtë’ që shtyp lirinë e medias dhe fjalimin politik në sektorin shqiptar të Internetit”/ HistoriaIme