Fier: “Nikita Shqiptare”, me pistolete loder
Enkeleda Merka maskohej me kapuç dhe përdorte doreza për duart, më pas largohej me BMW-në e saj
Si rrallëherë, një 27-vjeçare nga qyteti i Fierit ka rikthyer në vëmendjen e disa qytetareve skenarin e filmit “Nikita”.
Gazeta Shqip raporton se 27-vjeçarja Enkeleda Merka duket se e ka “merituar” emërtimin “Nikita”, pasi e pajisur me kapuç e doreza të zeza dhe me një pistoletë lodër, e cila ngjante si e vërtetë, ka grabitur disa gra në qytetin e Fierit.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Fierit, te cilave u referohet media ne fjale, 27-vjeçarja Merka dyshohet se ka kryer të paktën tri grabitje nën ushtrimin e dhunës psikologjike, duke përdorur një pistoletë lodër. Deri tani policia ka dokumentar një prej këtyre grabitjeve. Viktimat kanë qene femra të ndryshme.
27-vjeçarja Enkeleda Merka ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj në Itali. Ajo ishte kthyer në vendlindje kohët e fundit dhe duket se kishte zgjedhur grabitjet si mënyrën e saj për të siguruar jetesën. “E veshur me komplet sportiv dhe me atlete, ajo duket në pamje të parë si një çupëlinë, pasi nuk i kalon 1 metër e 60 centimetra dhe ka një fizik atleteje”, e pershkruan ate Shqip.