Fiber Group diskriminon të riun për orientimin seksual

Kompania e Call-Center në vendin tonë Fiber Group, ka diskriminuar për shkak të orientimit të tij seksual një punonjës të tij.
Vendimi është marrë nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pas një sërë proceduash ligjore që e provonin deiskriminimin.
Rasti
Një person me inicialet J.M deklaroi se është punësuar pranë kompanisë Fiber Group me 08.09.2021. Gjatë periudhës së trajnimit atij nuk i është ofruar asistenca e duhur teknike nga ana e personit të ngarkuar për trajnimin e tij J.Q.
Pas disa mosmarrëveshjeve të herë pas hershme,punonjësi ka kërkuar nga J.Q që ai të përdorte një gjuhë të përshtatshme për të komunikuar me të, por përgjigja që ka marrë nga ana e tij ka qenë kërcënuese.
Sipas vendimit të plotë të KMD Ankuesi deklaron se, në lidhje me këtë situatë ka informuar z.P.K, drejtuesin e tij direkt, i cili ka legjitimuar gjuhën dhe sjelljen kërcënuese të përdorur nga z. J.Q.
Ankuesi ka kërkuar nga drejtuesi i tij direkt që z. J.Q t’i kërkonte falje për sjelljen ndaj tij, por ai jo vetëm që nuk e bëri një gjë të tillë, por filloi të bërtasë në sallë, duke thënë “s’dua”, “bëj unë ça dua”, “bëj punën që të them unë dhe mos u merr me mua sepse do të kesh probleme”.
Në lidhje me këtë problematikë, ankuesi ka dashur të bëjë ankesë në zyrën e burimeve njerëzore, por nuk është lejuar nga z. K, i cili e ka mbajtur prej krahu, duke e penguar.
Konfliktet kanë vijuar, dhe në një nga komunikimet mes K dhe J.Q, ku ka qenë dëshmitarë edhe J.M ata janë dëgjuar tek thonë: “Si ka mundësi të jesh tepelenas dhe gay, sepse tepelena mbahet për burra zakoni dhe të jesh gay je i poshtëruar”.
Ky deklarim i bërë nga z. K, Team Leader, në sallë, me zë të lartë dhe me intonacion tallës, fyes dhe poshtërues kishte si qëllim që 20 personat e pranishëm në proces pune t’a dëgjonin. Ankuesi shprehet se, tepelenasi në fjalë, ishte ai.
Sipas ankuesit deklarata të tilla janë të dënueshme, pavarësisht nëse ai është gay apo hetero. Ankuesi informon se në lidhje me rastin e mësipërm ka paraqitur ankesë pranë burimeve njerëzore, ankesë e cila është pranuar dhe z. K i ka kërkuar falje duke i thënë se tepelenasi në fjalë nuk ishte ai por z. A, ish shefi i ankuesit.
Pra, sipas z.K, z.A nuk e meritonte të ishte tepelenas sepse ishte gay.
Në vijim, ankuesi deklaron se z. K ka konstatuar disa gabime profesionale, të cilat kërkoi që ai t’i rregullonte duke u paraqitur në zyrë. Gjatë kësaj kohe nga ana e tij u ndreqën gabimet dhe atij i është dhënë sërisht e drejta për të punuar nga shtëpia, por dëgjon nga z. J.Q dhe z. K bisedat në vijim: z.J.Q shprehet: “t’a prezantoj unë atë djalin, por ai ka një problem, pëlqen meshkujt” dhe më vonë gjatë këtyre ditëve, z.P.K i drejtohet të dashurës së tij duke i thënë : “ça merresh me një gay?!” Më pas ankuesi ka vijuar punën nga shtëpia, por është detyruar të ndërpresë punën sepse sëmuret me Covid.
Vendimi:
Pas një hetimi të thellë nga Komisioneri, u vendos që Shoqëria Fibër Group, ka diskriminuar J.M, për shkak të orientimit të tij sekaual, ndërsa urdhërohet kjo kompani që të marrë masa për të rishikuar rregulloret dhe aktet e saj të brendshme në mënyrë që ato të parashikojnë procedura konkrete për trajtimin e ankesave për diskriminim që paraqitien nga punëmarrësi.
I kontaktuar nga HistoriaIme, J.M deklaroi se do ta vazhdojë çështjen në Gjykatën Administrative./ HistoriaIme