Familja, produkt i dashurisë dhe vendimit të lirë

Myrvete Bajrami u largua nga Kosova në vitin 2015, për tu vendosur në Suedi, ndërsa atje veç studimeve gjeti edhe partneren e jetës, e bashkë me të krijuan familje!
E rritur në një shoqëri thellësisht tradicionale, ajo shpehet se prej moshës së hershme e kishte vendosur tanimë se çfarë donte në jetë; Një familje!
“Si një shqiptare nga Kosova, jam rritur me një familje tradicionale me një mama, baba dhe vëllezër e motra. Gjate fëmijërisë time, Kosova ishte në krizë ekonomike dhe politike, dhe shqipetaret jetonin me një frikë të përditshme dhe diskutimi që mbizotronte ishte mbijetesa.
Familja dhe definimi i familjes ishte shumë tradicional dhe përfshinte vetëm familje heteronormative me atribute shqiptare duke ju dhënë rëndesi te madhe etnicitetit dhe deri diku përkatesis fetare. Që të ishe Lesbike dhe të dëshiroje një familje jasht asaj tradicionale, ishte e padiskutueshme. Kujtoj sikur sot që për herë te parë kam parë një definim të familjes ne librin e socilogjisë në vitin e tretë të shkollës së mesme, ku përfshinte familjen si bërthamën e një shoqërie, dhe më kujtohet nervositeti që me shkaktoi mendimi që unë duhet ta gjej një formë që të kem një familje timen. “ -shprehet ajo.
Gjatë kësaj kohe Myrvete Bajrami thotë se kishte vendosur 4 gjëra, që do të bënte, nuk ishin të lehta, sidomos në një shoqëri ku liria ishte një concept i largët, e për të drejta pakkush fliste!
“Dhe mbaj mend që disa gjëra i kam vendosur që atëher si një 16 vjeçare. E para që une asnjëher nuk do të krijoj familje me gjininë e kundërt. E dyta që mua si lesbike do të duhet të punoj shumë e të jem e pavarur ekonomikisht dhe emocionalisht nga familja ime biologjike. E treta që ndoshta do të jem me fat e të gjej një partnere që dë të donte të njëjtën gjë si une; një familje shumngjyrëshe të krijuar me dashuri. Dhe e katërta dhe më e rëndesishmja që unë do të kem fëmijë të mij, qoftë të adoptuar apo të lindur nga unë. “-thotë ajo.
Njohja me partneren e saj Kristinën, në Suedi, ndryshoi gjithçka për të. Një familje ishte e mundur, e bashkë me të edhe realizimi i ëndërrave të saj të kahershme.
“Në vitin 2015 unë u largova nga Kosova për të ndjekur studimet master në Suedi, dhe më pastaj vendosa që të jetoj këtu pasi që edhe kam takuar partneren time Kristinën, e cila poashtu dëshironte dhe besonte në një familje jo heteronormative, multikulturor, të bazuar në barazi dhe diversitet. Ishte shumë e leht vendimi se kur dhe si do të ja bëjm që të kemi fëmijët tanë dhe disa vite më vonë ne 2020 na lindi vajza jonë. “-thotë Myvetja.
Vajza e tyre ende nuk ka një dokument të Kosovës, por në Suedi, Myrvetja dhe Kristina janë prindër ligjor të saj.
“Në diten e lindjes së vajzës është lëshuar certifikata e lindjes së saj ku listohemi dhe unë dhe partnerja ime Kristina si prindër të vajzës.
Fatkeqësisht vajza jonë ende nuk ka ndonjë dokument në Kosovë pasiqë ligjet e Kosovës nuk na lejojne që vajzën tonë ta regjistrëjme me prindërit që ajo ka mua dhe partnerën time Kristinën, dhe kjo është një problem që shpresoj që të zgjidhet së shpejti sepsa vajza jonë ka të drejt që të ketë nënshtetsin nga Kosova pasi që unë jam nga Kosova. “-shprehet më tej ajo.
Por çfarë është familja për Myrveten?
Për fund dua të theksoj edhe një herë se familja është nje grup social i rëndësishëm për shoqërinë, por që çka dhe kush e definon familjen për mua është vetëm dashuria dhe vendimi i lirë i një individi që të krijoj familjen siç edhe thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës ”Neni 37/1 E drejta e martesës dhe familjes. Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”/ HistoriaIme