Faila Pashic Bishic, nje europarlamentare me shami
Faila Pashiç Bishiç është një myslimane boshnjake e lindur në Slloveni, e cila me insistimin e Jelko Kacinit është kandiduar në zgjedhjet e reja për në Parlamentin Europian. E vecanta e Bishiç është se ajo, nëse fiton, do të jetë eurodeputetja e parë më shami, duke prishur kështu peizazhin homogjen të sallës së PE-së. vetë Bishiç shprehet optimiste, pasi sipas saj, kjo është një mundësi për të kapërcyer stereotipet.