Europa është e qartë: Greqia falimenton të martën
Njoftimi në mesnatë nga ana e kryeministrit grek për një referendum nëse Greqia duhet të pranojë ofertën e kreditorëve ose jo, është praktikisht hapi që i ka mbyllur tashmë negociatat mes këtij vendi dhe Europës.
Të martën përfundon afati i programit të ndihmës për Greqinë që do të thotë se që këtë javë mund të kemi falimentimin e Greqisë, ndonëse ajo kërkon nga Europa edhe disa ditë kohë deri në përfundim të referendumit.
Reuters njofton se shumica e ministrave të financave të vendeve të BE nuk do t’i japin Greqisë as një orë më shumë kohë.
Ministri gjerman i financave tha: “Greqia e braktisi tavolinën e negociatave dhe tashmë jemi në situatën që të martën përfundon programi pasi nuk ka më negociata”.
Sipas tij tashmë Europa është duke menduar si të minimizojë pasojat e diçkaje që është vetëm çështje orësh.
Qytetarët e Greqisë këtë javë kishin mbajtur rradha të gjata para bankave për të tërhequr kursimet e tyre (VIDEO më poshtë nga CTV News Channel).
Në fundjavë ato ishin të mbyllura dhe në rrugë nuk shikoje shenja paniku, raporton Reuters, sipas së cilës edhe qeveria nuk parashikon që të krijojë pengesa për qytetarët që do duan të tërheqin kursimet deri të martën.
Foto nga business.financialpost.com
http://https://www.youtube.com/watch?v=F860XX1S0G0