Ethet zgjedhore: Votat e grupimeve të ndryshme, kandidatët që s’dinë të shkruajnë as CV -RADIO HISTORIA IME
Ka patur kandidatë që nuk dinë të shkruajnë as CV e tyre, ndonëse pretendojnë të drejtojnë bashki me dhjetëra mijëra banorë. Këtë thotë për emisionin radiofonik “Historia Ime”Gjergj Erebara, redaktor i BIRN. “Kjo është tregues i nivelit të demokracisë këtu”, thotë Erebara, i cili bashkë me kolegët e tij në BIRN kanë ndërmarrë nismën për të sjellë më shumë transparencë në zgjedhje duke publikuar CV-të e çdo kandidati.
Në këtë emision të dytë të “Historia Ime” (ju kujtojmë që ky emision transmetohet çdo muaj), do të dëgjoni gjithashtu historinë e detajuar të monitorimit të proçesit parazgjedhor. Vjollca Meçaj drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon për problemet e hasura, sidmos problemet me listat e zgjedhësve.
Pak ditë para ditës së votimit, në këtë emision do të mund të ndiqni dhe intervista me përfaqësues të grupeve të marxhinalizuara për të kuptuar më mirë si do votojnë për shembull, personat me aftësi ndryshe, komuniteti rom, LGBTI, etj.
Emisioni u përgatit nga Marinela Gremi dhe Lorin Kadiu
Te ftuar: Vjollca Meçaj, Gjergj Erebara, Jetmir Kalollari, Briselda Rreme, Kristi Pinderi
Për të dëgjuar emisionin klikoni më poshtë: