Ende i pasigurt liberalizimi i vizave për Kosovën
Mbetet pezull situata e liberalizimit të vizave për Kosovën. Më 1 korrik të këtij viti, kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian pritet ta marrë Finlanda dhe as prej tyre nuk ka një dritë jeshile për qytetarët e Kosovës.
Pavarësisht kushteve të përmbushura nga pala kosovare, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë kanë deklaruar se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe se ky proces merr kohë për t’u përmbyllur
Përfaqësues nga Ambasada Finlandeze në Kosovë, kanë thënë për gazetën “Zëri” se Finlanda mund ta çojë përpara procesin e vizave vetëm në rast se edhe shtetet e tjera të BE-së kanë interes ta bëjnë një gjë të tillë.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pohuar se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë këtij viti janë objektive, ndonëse vendimi për një gjë të tillë tashmë është në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave./ k.j