Elton Debreshi: solidarizohem me te gjithe punetoret qe kerkojne me shume te drejta

Kandidati për deputet i pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi ka dalë në krahë të punëtorëve të AlbControll, 3 prej të cilëve janë arrestuar tanimë.
Greva e nisur të mërkurën solli një situatë kaotike, me kërcënime e arrestime ndaj kontrollorëve.
Debreshi në reagimin e tij thotë se:
Ka dy dite qe kontrolloret e aeroportit te Rinasit kane refuzuar nisjen e punes sepse qeveria u ka hequr kontraten kolektive.
Sot ne media raportohet se policia gjate nates ka arrestuar rreth 30 kontrollore. Keto menyra te uleta per te shtypur reagimin e punetoreve jane te njohura edhe per ne minatoret.
Ne vitin 2011 qeveria perdori forcat speciale per te shtypur greven e minatoreve ne Bulqize. Ndersa ne vitin 2019, Edi Rama dhe Samir Mane perdoren sindikatat e vjetra per t’na sulmuar, ashtu siç beri dje ministrja Belinda Balluku duke publikuar borderot e pagave.
Une si punetor i ketij vendi dhe kryetari i Sindikates se Minatoreve te Bashkuar te Bulqizes, solidarizohem me te gjithe punetoret qe kerkojne me shume te drejta. Nese qeveria nuk ka para, atehere duhet te anulloje kontratat konçesionare per oligarket, dhe jo te shkele hakun e punetoreve.
Perpjekja jone eshte e perbashket!/ HistoriaIme