Edhe një grua tjetër vritet në mënyrë mizore në Librazhd nga burri

Gratë vijojnë të vriten mizorisht në vendin tonë.
Kur janë bërë fiks një muaj nga vrasja e Liljana Buzos në derë të Gjykatës në Elbasan, një tjetër grua është vrarë në qarkun e Elbasanit.
Menderie Bici 53-vjeç është viktima e radhës, e cila është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj Qamil Bici 56-vjeç në fshatin Dragostunjë të Libtazhdit.
Vrasja ka qenë mizore për nga forma, pasi raportimet e policisë flasin se Qamil Bici ka përdorur sëpatën për të vrarë bashkëshorten e tij.
Pas vrasjes makabre të bashkëshortes, Qamil Bici i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur./ HistoriaIme