Edhe Mero Bazen e kemi “legalizuar” në këtë vend, pse jo edhe shtëpinë e Nënë Lizës?

Nga Kristi Pinderi
Edhe Mero Bazen e kemi “legalizuar” ne kete vend, pse jo edhe shtepine e Nene Lizes?!
Po lexoja dy editorialet e fundit te Mero Bazes, qe disa komentues aty ketu e quajne “Mero gelbaza”. Ka dy dite qe nderton narrativen qe Nene Liza eshte komuniste qe zbriti nga malet, zaptoi token e Klotilda Ferhatit e tani na hiqet sikur po i shkelin te drejten!
Ajo qe eshte forma me e larte e ironise ne kete histori eshte fakti qe te gjithe kane te drejte te “legalizohen”, qe shoqeria shqiptare mund te rehabilitoje edhe Meron qe u hynte nga vrima e celesit njerezve ne dhomen e gjumit qe te mbante Berishen ne pushtet, qe ky pastaj ta shperblente me lloj lloj favoresh ne emer te pushtetit. Pra ne mund te legalizojme edhe Meron, por kurrsesi shtepine e Nene Lizes a te kujtdo shqiptari tjeter qe keto 30 vjet i eshte dashur te mbijetoje ne ate vend Merosh!