E përballojnë dot tërmetin ndërtimet e reja? Nis verifikimi…
Instituti i ndërtimit do të kalojë në sitë të gjitha ndërtimet në kryeqytet për të kuptuar se sa të rrezikuar janë apo jo, përballë lëkundjeve sizmike, siç janë tërmetet, por edhe për të verifikuar kriteret e sigurisë në të cilat janë ndërtuar, bën të ditur gazeta DITA.
Mësohet se “grupi i verifikimit ka nisur punën fillimisht me inspektimin në blloqet e pallatave arabe në lagjen “Don Bosko”.
Më pas do të kontrollohen të gjithë pallatet e ndërtuara nga i njëjti subjekt, jo vetëm për të testuar kushtet e qëndrueshmërisë, por edhe për të nisur një proces legalizimi i mbetur pezull tashmë prej kohësh.