Nga Aarti Narsee
Viti 2020 testoi demokracinë dhe liritë qytetare në shumë mënyra. Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi shpërthimin e koronavirusit në mars, qeveritë ndërmorën veprime të papara, të tilla si vendosja e shtetrrethimit, kufizimi i lëvizjeve të njerëzve dhe kufizimi ose ndalimi i tubimeve. Sipas ligjit ndërkombëtar, disa nga këto masa shkuan përtej kufijve të lejueshëm për kufizimin e të drejtave gjatë urgjencave të shëndetit publik, kufij që synojnë të sigurojnë që masat e tilla të mbahen “proporcionale, të nevojshme dhe jo diskriminuese”
Në raportin e tij të fundit, Monitori CIVICUS – një uebsajt në internet që gjurmon hapësirën e shoqërisë civile në mbarë globin – tregon se qeveritë e shteteve të BE-së, Norvegjia dhe Britania kufizuan me elegancë liritë qytetare, shpesh nën maskën e luftimin e pandemisë.
Më konkretisht, ato sulmuan të drejtën demokratike të tubimit paqësor.
Nuk është për t’u habitur që qeveritë autoritare dhe të ekstremit të djathtë si Hungaria, Polonia dhe Sllovenia e shfrytëzuan më së miri pandeminë, edhe pse në mënyra të ndryshme, të nxitura nga motive të ndryshme politike dhe kontekste politike lokale. Megjithatë, edhe në vendet ku njerëzit ishin në gjendje të ushtronin liritë e tyre qytetare pa pengesa të mëdha, si Suedia, i kaluan kufijte. Në të njëjtën kohë, shoqëria civile e intensifikoi reagimin e saj dhe shpesh ndërhyri kur qeveritë po shkonin shumë përtej asaj që ishte e nevojshme dhe proporcionale për të luftuar pandeminë.
Shkeljet kryesore në vendet e BE-së që regjistroi monitoruesi përfshinin ndalimet, censurën, ligje kufizuese, përdorimin e tepruar të forcës, frikësimin dhe ngacmimin. Të dhënat paraqesin një pamje të qartë dhe shqetësuese:e drejta për tubim paqësor në Evropë,është nën kërcënim.
Pandemia e ka komplikuar këtë panorame, me qeveritë që e përdorin atë si pretekst për të kufizuar më tej hapësirën qytetare. Ndërsa qeveritë kanë pohuar se po vendosnin masa për të luftuar pandeminë, këto masa shpesh kanë qenë kontradiktore dhe kanë kufizuar tepër të drejtën për mbledhje paqësore.
Dy shembuj demonstrojnë këtë kontradiktë. Së pari, kur kufizimet e koronavirusit u lehtësuan në verën e vitit 2020, qeveritë në disa vende lejuan njerëzit të mblidheshin në një numër më të madh në vendet e adhurimit, qendrat tregtare ose restorantet, por vazhduan të kufizonin numrin e njerëzve të lejuar të mblidheshin për të protestuar. Kjo ndodhi në Suedi, ku midis valës së dytë të pandemisë, qeveria ndaloi mbledhjet publike të më shumë se tetë personave edhe kur lejonte që grupet kolektive të takoheshin në restorante, në ngjarje sportive dhe në vende të tjera të ngjashme. Në Francë, protestat mbetën të ndaluara dhe qeveria e zbatoi këtë ndalim me një ashpërsi të habitshme, edhe pse tubimet tani ishin të mundshme në mjediset kulturore. Ndalimi i protestës së qeverisë vazhdoi në kundërshtim me një mendim ligjor nga Këshilli i Shtetit që kjo masë nuk ishte e justifikuar për arsye të shëndetit publik.
Kjo ndodhi në Suedi, ku me nisjen e valës së dytë të pandemisë, qeveria ndaloi mbledhjet publike të më shumë se 8 personave, edhe kur lejonte që grupet kolektive të takoheshin në restorante, aktivitete sportive dhe në vende të tjera të ngjashme.
Në Francë, protestat mbetën të ndaluara, dhe qeveria e zbatoi këtë ndalim me një ashpërsi të habitshme edhe kur tubimet ishin të mundshme në mjediset kulturore. Së dyti, autoritetet e zbatimit të ligjit përdorën një forcë të tepruar për të shpërndarë protestat për shkeljen e masave kufizuese për shkak të pandemisë.
Kjo gjë u pa në Poloni gjatë protestave që nisën në tetor 2020 kundër një ndalimi gati të plotë të abortit, kur protestuesit u përballën me dhunën e policisë dhe ndalimin. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, policia përdori taktika të ndryshme të ashpra gjatë protestave të “Black Lives Matter” në maj 2020, që përfshinin edhe heqjen e maskave të fytyrës së protestuesve për t’i identifikuar ata.
Në Berlin, shumë protestues u arrestuan kur 15.000 njerëz u mblodhën për të protestuar kundër brutalitetit të policisë. Ngjashëm, policia franceze përdori gaz lotsjellës dhe forcë të tepruar gjatë një marshimi feminist në Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Disa shembuj të tjerë të ngjashëm u shfaqën diku tjetër në Evropë. Në Greqi, policia përdori forcë të tepruar kundër protestuesve emigrantë, që po ngrinin zërin për kushtet e këqija të jetesës brenda kampeve të refugjatëve.
Gjithashtu policia përdori forcë të tepruar kundër protestave antiqeveritare në Slloveni për shumë muaj kur demonstruesit dolën rregullisht në rrugë çdo javë. Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimet e pashembullta, njerëzit kanë vazhduar të dalin në rrugë si dikur.
Por ata kanë organizuar ndërkohë protesta të distancuara fizikisht, krijuese, simbolike dhe në internet. Klementyna Suchanow,që ka bashkë-themeluar lëvizjen sociale “Greva e Grave Polake thotë se “ne u bëmë kreative dhe shpikëm forma të reja proteste, pasi u detyruam nga rrethanat”.
Edhe lëvizjet e protestës kundër qeverisë, gjetën mënyra të reja për të demonstruar. Në Kroaci, grupi i shoqërisë civile “Zagrebi Po Ju Thërret”, organizoi protesta në ballkon kundër qeverisjes së dobët të kryeministri gjatë pandemisë, por edhe menaxhimin e pasojave të tërmetit të marsit 2020.
Në Slloveninë fqinje, aktivistët kanë organizuar protesta me biçikleta kundër qeverisë së kryeministrit Janez Jansa. Shembuj të tillë, tregojnë se shoqëria civile po demonstron solidaritet dhe qëndrueshmëri. Ajo po dërgon një mesazh të qartë:edhe në mes të një pandemie globale që ka ndalur shumë aspekte të jetës, njerëzit kurrë nuk do të pushojnë së luftuari për liritë e tyre themelore./ HistroriaIme-Carnegie Europe