E ardhmja e zymtë e hungarezëve nën regjimin e Orbanit!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/04/VictorOrbanFeature-1.jpg)
Nga Isa Myzyraj
Viktor Orban ka shpallur të hënën e 4 prillit fitoren në zgjedhjet e përgjithshme, duke marrë kështu mandatin e katërt radhazi për të qeverisur Hungarinë.
Por, fitorja e Orbanit është një lajm jo fort i mirë për hungarezët, dhe Bashkimin Evropian.
Hungaria u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2004, ndërsa prej atëherë ka bërë hapa pas në demorkacinë, lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut.
Orban është parë në vazhdimësi si një autokrat, dhe si një armik i fjalës së lirë.
Lufta ndaj medias
Kryeministri hungarez Viktor Orban është udhëheqësi i parë evropian në listën e rregullt të Reporterëve pa Kufij, si armik i lirosë së shtypit.
Ai iu bashkua në 2021, 36 krerëve të tjerë të qeverive në këtë listë, duke përfshirë dy udhëheqëse aziatike.
Kjo ishte është hera e parë që një kryetar i shtetit evropian shfaqet në listë.
RSF tha në Berlin aso kohe se: “Që kur Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz erdhën në pushtet në 2010, ata kanë sjellë peisazhin mediatik të Hungarisë nën kontrollin e tyre hap pas hapi.”
RSF tha se Orban shënjestroi mediat me “metoda grabitqare”, të cilat përfshijnë “mashtrime politiko-ekonomike, diskreditim, vetëcensurë”.
Ata shtuan se “shënjestrat e preferuara” të Orban janë “media të pavarura”.
Mbikëqyrësi i lirisë së shtypit vuri në dukje se shtypi rajonal në Hungari ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve miqësorë me Orban që nga vera e vitit 2017.
“Në vjeshtën e vitit 2018, gati 500 kompani mediatike pro-qeveritare u bashkuan në një kompani Holding për të koordinuar në mënyrë qendrore mbulimin e lajmeve të tyre,” -tha raporti.
Hungaria renditet në 92 nga 180 vende në Indeksin e Lirë të Shtypit Botërore të RSF të këtij viti.
Me 10 shkurt 2021 Radios së parë të pavarur të Hungarisë, Klubrádió, do iu ndërpre sinjali
pasi një gjykatë mbështeti një vendim nga autoritetet e medias për të mos zgjatur licencën e saj të transmetimit.
Lajmi shënoi një tjetër pengesë për mediat e pavarura në vend, e cila ka qenë nën presion që nga kthimi i Kryeministrit Viktor Orban në pushtet në 2010.
Presidenti i Klubrádió Andras Arato bëri njoftimin të Martën, duke thënë se autoritetet kishin shkelit ligjin.
Stacioni komercial me prirje liberale ishte një nga zërat e vetëm të radios së opozitës në Hungari.
Arato denoncoi vendimin si “një vendim të turpshëm”, i cili ngre shqetësime të reja rreth lirisë së shtypit në këtë vend të Bashkimit Evropian.
Lufta kundër komunitetit LGBTI+
Hungaria nën regjimin e Orbanit ka bërë vetëm hapa pas sa i përket të drejtave të njeriut dhe në veçanti komunitetit LGBTI+.
Në qershor të 2021 Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ose ta dalë nga blloku.
I ashpër ka qenë edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili duke komentuar përplasjet me Hungarinë, e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.
“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron.
Po në 2021 kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit LGBTI+.
“Hungaria nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës.
Ligji – të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor – ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte.
“Qasja hungareze është një turp” -tha në një deklaratë të saj Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen pas veprimeve armiqësore ndaj komunitetit LGBTI+ nga ana e qeverisë së Viktor Orban!
Orban nuk i do as emigrantët
Teksa krizat e refugjatëve kanë përfshirë kontinentin disa herë në dhjetëvjeçarin e fundit, retorika e Orbanit ka qenë përherë e ashpër dhe kundër refugjatëvë.
Teksa vendet e bllokut, edhe gjatë pandemisë janë përballur shpesh herë në lidhje me këtë çështje, në një intervistë të Orban në 2021 për një revistë gjermane ai konfirmoi se vendi i tij nuk i mirëpret të huajt pavarsisht vendimeve për shpërndarje të Komisionit Europian.
“Ardhja e tyre në masë do të ndikonte në kulturën tonë vendase”, pohon ai. Sipas Orban, Hungaria për momentin ka më pak se 10% të popullatës, shtetas të huaj dhe kjo është një përqindje e konsiderueshme.
“Diferenca është se ju i doni emigrantët, ne jo. Po bëjmë detyrën tonë, në mbrojtjen e kufirit me Serbinë”, tha Orban në një tjetër intervistë në 2018./ HistoriaIme