Dorëzohen dy vëllezërit Aliko. Fshiheshin në Kardhiq
Dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko janë dorëzuar pas katër ditë ndjekesh nga ana e forcave speciale të RENEA-s.
Ata janë rrethuar në fshatin Kardhiq nga ana e forcave të policisë. Gazetari i ABC News Flamur Vezaj njoftoi në një lidhje direkte se policia ka mundur të lokalizojë vendodhjen e dy vëllezërve duke i gjurmuar përmes valëve të telefonave. Pasi u gjendën në rrethim babai dhe nëna e dy vëllezërve i kanë bindur ata të vetdorëzohen pasi u siguruan se policia nuk do t’i qëllonte.
Ata akuzohen si përgjegjës për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Aliko janë përgatitur prej gjashtë muajsh për sulmin dhe synonin që të rikthenin “Republikën e hashashit” në Lazarat.