“Don’t Look Up” është thirrje për zgjim!

Mes një paralajmërimi shkencor për fundin e sigurt të botës, dhe një ngjarje show-bizi qytetarët zgjodhën ta shikonin masivisht këtë të dytën, dhe jo vetëm e bojkotuan të parën por edhe e përbuzën.
Jo vetëm kaq, shfaqja e fundit e NETFLIX, Don’t Look Up, i ka dhënë një goditje të madhe politikës, medias, dhe vetë shoqërisë.
Filmi mbi të gjitha është një thirrje për zgjim, është një alarm i kuq për shoqërinë dhe një thirrje dëshpëruese për reagim të menjëhershëm.
Politikës i interesojnë vetëm shifrat, grafikët e sondazheve dhe korporatat e mëdha që e ndihmuan në zgjedhjet e fundit, e pse borxhet duhen paguar udhëheqësit janë të aftë ta çojnë në popull e një komb drejt fundit të padiskutueshëm. A nuk ngjan si në Shqipëri?
Që oligarkët të fitojnë edhe në fatkeqësi natyrore, politika bëhet palë me ta duke e dërguar popullin në dreq të mallkuar. Shumë shqiptareske edhe kjo!
Por sikur të mos mjaftonin ca oligarkë të pangopur e politikanë të korrupruar në shpirt, media padyshim është e prirur mizorisht drejt kurbave të audiencëa që ja japin vetëm peraonazhet rozë, dhe tallen e sfumojnë skandalet e ngjarjet madhore që janë jetike për kombet e njerëzit!
“Don’t Look Up” është thirrja më e fortë që i është bërë popujve për tu zgjuar dhe për ta parë të vertetën në sy, larg propagandës politike e mediatike. / HistoriaIme