Djegia e një instalcioni LGBT në Kroaci, shkakton reagime të shumta kundër këtij akti!

Aktivistë dhe politikanë në të gjithë Kroacinë kanë dënuar djegien e një instalacioni në Karnavale, i cili tregonte një çift të të njëjtit seks me fëmijën e tyre.
Festivali u zhvillua të dielën në qytetin e vogël jugor të Imotski me pjesëmarrjen e qindra njerëzve.
Një instalacion i madh që tregon dy burra të përqafuar me njëri-tjetrin u dogj përpara një turme brohoritëse, nën tingujt e muzikës funerale.
Incidenti vjen vetëm disa javë pasi Gjykata Kushtetuese e Kroacisë vendosi që çiftet e të njëjtit seks kanë të drejtë të mbajnë fëmijë, si pjesë e procedurës së kujdestarisë.
Presidenti Zoran Milanoviç shprehu zemërimin e tij në Facebook, duke e quajtur djegien një “veprim të trishtuar, çnjerëzor dhe krejtësisht të papranueshëm”.

“Urrejtja për të tjerët, jotoleranca dhe çnjerëzimi nuk janë dhe nuk do të jenë një traditë kroate”.
Presidenti Milanoviç shtoi se organizatorët e ngjarjes duhet të ndjehen të turpëruar, dhe të kërkojnë falje publike, veçanërisht pasi ngjarja u dëshmua edhe nga shumë fëmijë.
Shoqatat e prindërve të të njëjtit seks, njoftoi se do të paraqiste një ankesë për “nxitje publike të urrejtjes dhe dhunës” për aktin “tmerrues”.
Koordinatori i shoqatës, Daniel Martinoviç, tha për Euronews se ai ishte “befasuar” nga “mbështetja deklarative” e politikanëve të vendit, pasi ata dënuan ngjarjen.
“Ne duhet të shohim tani nëse policia dhe avokati i shtetit do të reagojnë për akuzat e ngritura kundër këtij krimi të urrejtjes”.
Deputeti Socialdemokrat, Arsen Bauk, gjithashtu tha se ai do të ngrejë akuza kundër organizatorëve të karnavalit.
Organizatorët e karnavalit e kanë mbrojtur aktin e tyre, duke thënë se ata thjesht respektonin traditën.

“Ne mbetemi konservatorë dhe të lidhur me traditën. Një fëmijë duhet të jetë në kujdesin e një nëne,” -i tha njëri prej organizatorëve një media lokale atje.
Djegia e instalacioneve është një traditë satirike në karnavalet e Kroacisë, që shpesh përfaqësojnë figura publike ose politikanë.
Në shkurt të vitit 2018, një kopje e librit të parë me fotografi në Kroaci në lidhje me familjet e të njëjtit seks “Familja ime Rainbow” u dogj ceremonialisht në një karnaval në Kastela.
Edhe zyrtarja e lartë e shtetit Lora Vidovi tha se ishte “e papranueshme” t’u mësosh fëmijëve se “urrejtja është në rregull”.

“Nuk e di se si mund të jetë argëtuese – e konsideroj të pakuptueshme, dërrmuese dhe të trishtueshme”.
Ish-kryeministri, Jadranka Kosor, gjithashtu ka shkruar në Tëitter se organizatorët në Imotski “do të ndiznin zjarr për të gjithë ne që jemi të ndryshëm për arsye të ndryshme”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në janar u përshëndet si një hap i madh për të drejtat e LGBT në Kroaci./ HistoriaIme