Pamjet e djegies së mijërave hektarë pyje në Amazonë janë shpërndarë kudo në rrjete sociale gjatë fundjavës.
Prej javës së shkuar, qendra hapësinore kërkimore e Brazilit (INPA) ka evidentuar rreth 72.843 zjarre në territore të ndryshme të pyjeve te Amazonës, një rritje rreth 83% krahasuar me vitin e shkuar.
Prej të enjtes, 9507 vatra të reja zjarri janë shtuar, në masivin pyjor më të madh në planet, që ndryshe njihet si ‘mushkëria’ e planetit. Vitet e fundit janë shtuar zërat për pasurimin, mbrojtjen dhe shtimin e pyjeve të Amazonës, si një mundësi e mirë për të ngadalësuar efektet e ndgrohjes globale.
Në qytetin e Sao Paolos, tymi mbuloi të gjithë qytetin duke shkaktuar dhe probleme me furnizimin me energji elektrike.
Erërat e forta sollën tymin nga pjesët e brendshme të masivit pyjor rreth 2700 kilometra larg Sao Paolos.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/08/1ff8e42de8d2da43a159620b68c9d6d28671130154451277490.jpg)
Qyteti i Sao Paolos i mbuluar nga tymi
Emergjenca shtë shpallur në jug të vendit më 9 gusht si rezultat i zjarreve dhe vazhdon deri sot.
Në kufirin me Perunë, janë vendosur gjithashtu në gatishmëri forcat zjarrfikëse dhe autoritetet mjedisore që nga e Premtja.
Vatrat e zjarrit janë shtuar në Mato Grosso dhe Para, dy shtete ku kufiri bujqësor i Brazilit është futur në pellgun e Amazonës dhe ka nxitur shpyllëzimet.
Zjarret janë të zakonshëm në sezonin e thatë, por gjithashtu dihet se shpeshherë vendosen qëllimisht nga fermerët duke kthyer në mënyrë të paligjshme pyjet në tokë për bagëtitë.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2019/08/32d668ab-f50b-4bfc-bc19-85a7cbf9ed63-20190812-amazon3370917890964886924.jpg)
Pamjet satelitore të përmasave të zjarreve
Këto zjarre vinë në një kohë kur shqetësimet rreth qëndrimeve të Presidentit Bolsonaro për mjedisin janë rritur.
Ai mori detyrën në janar dhe ishte zotuar të zhvillojë rajonin e Amazonës për bujqësi dhe miniera, duke injoruar shqetësimin ndërkombëtar për rritjen e shpyllëzimit.
Në përgjigje të këtyre të dhënave të fundit, Bolsonaro tha se “ishte sezoni i djegieve”, kur fermerët përdorin zjarrin për të pastruar tokën.
Muajin e kaluar, ai akuzoi drejtorin e INPE se gënjeu për shkallën e problemit dhe e shkarkoi nga posti i tij.
Para disa javësh, zjarre masive përfshin dhe pyje të shumtë të Siberisë ku ky vit po shënohet nga temperatura rekord e të papërshtatshme për mjediset pyjore./ k.j