Mediat lokale raportuan ditën e sotme ndryshimin e rregullores për pranimet në Policinë e Shtetit. Qytetarët që do të duan të bëhen pjesë e strukturave të Policisë në vazhdim, do duhet të përballen me kriteret skualifikuese.
Moskalimi i kontrollit mjekësor dhe besueshmëria e ulët janë dy nga kushtet, ndërsa kushti i tretë, aq i çuditshëm sa mund të tingëllojë, janë tatuazhet.
Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Vendimi i dukshëm diskriminues, nuk i jep mundësinë të rinjve dhe të rejave që duan të futen në Polici as të marrin pjesë në konkurse.
Gjithashtu rregullat kamë vendosur të ndalojnë aplikimin e personave që janë përdorues droge apo alkooli, lehtësojnë procedurat e pranimit për fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe lejohet kandidimi për personat e moshave 19-30 vjeç.
Foto: Policefederation.org