Dhunë shtetërore, protesta, propagandë. Demokracia në rrezik?

Nga Isa Myzyraj
Demokracia në Shqipëri, në ditë të errëta
Në vitin 2015, sipas indeksit botëror të Freedom House, Shqipëria renditej me 48 nga 100 pikë, për sa i përket demorkacisë së brendshme, ndërsa 5 vite më vonë, vendi ynë ka parë një rënie dramatike të nivelit të demokracisë, duke marrë vetëm 47 nga 100 pikë, në këtë indeks në 2020.
Rënia është dramatike, pasi qeveria ka pretenduar në vazhdimësi se po shkon drejt përmirësimit demokratik, ndërsa shifrat dhe raportet flasin krejt të kundërtën.
Rënia e demokracisë në regjimin hibrid të Shqipërisë, i atribuohet disa faktorëve, duke nisur që tek krizat e njëpasnjëshme politike në vend, tek shtypja e protestive me dhunë, dhe deri tek liritë civile.
Qeveria socialiste erdhi në Pushtet në vitin 2013 së bashku me një koalicion me LSI, ndërsa që në ditët e para të qeverisjes socialisti Edi Rama, si kryeministër do të përballej me një nga protestat më të mëdha popullore pas rënies së komunizmit, atë të armëve kimike.
Në thelb protesta për shkak të masivitetit, nuk u shoqërua me dhunë agresive, por që në të gjithë 8 vitet e ardhshme Rama bashkë me ekipinin e tij- sidomos pas 2017, ku socialistët siguruan shumicën e diskutueshme vetëm-do t’i jepnin herë pas here një “shuplakë” , demokracisë, pasi çdo lëvizje që lindte dhe përpiqej të bënte protesta, ajo do anatemohej nga pushteti dhe herë-herë qeveritarët janë marrë personalisht me aktivistë.
Koha e “paqes” mbaroj shpejt, pasi dhuna do të kthehej në kryefjalën e çdo proteste në vend.
Protestat e parkut të Liqenit në Tiranë në 2016, ishin vetëm nisja e një dhune që nuk kishte më të ndalur.
Me qindra arrestime janë bërë në protestat në vend, me qindra rë tilla janë shpërndarë dhunshëm, ndërsa pas 2017 krahas një dhune të shtuar policore do të vinte në ndihmë edhe gazi lotësjellës, makineri të rënda, dhe sigurisht një polici më agresive!
Të drejtat e njeriut në 8 vite, sipas aktivistëve
Krahas raporteve ndërkombëtare, edhe shumë aktivistë e përfaqësues të organizatave të të Drejtave Civile në Shqipëri, evidentojnë shkelje të primeve demokratike në vend gjatë 8 viteve të fundit!
“Në Shqipëri shumica e qytetarëve nuk besojnë në trajtimin e barabartë, nuk besojnë në institucionet e tyre apo në shërbime publike. Niveli i lartë i pakënaqësisë dëshmohet edhe nga dëshira e pjesës dërrmuese për tu larguar nga vendi – Shqipëria është e katërta në rang botëror sa i përket dëshirës së njerëzve për të migruar, në të njëjtin nivel me vende që janë aktualisht në luftë.”-shprehet Megi Reçi, përfaqësuese e Civil Rights Defenders në Shqipëri.

Problematikën e të drejtave të njeriut në vendin tonë, gjatë gjithë këtyre viteve e konstaton edhe Lorin Kadiu, drejuesi i “Citizens Channel”, i cili shprehet se: ndërkohë që shoqëria ecën përpara drejt gjithëpranimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, aktorët qeveritarë dhe institucionet kanë bërë hapa mbrapa në këtë drejtim, kjo e dëshmuar dhe nga një sërë raportesh lokale dhe ndërkombëtare.”
Të tjerë janë zhgënjyer nga sjellja e autoriteteve shtetërore.
“Tetë vitet e fundit kanë qenë për mua një zhgënjim i madh dhe nje shans i humbur.”-thotë në përgjigjen e tij, Amarildo Fecanji, bashkë-drejtor ekzekutiv i organizatës rajonale LGBTI ERA me një anetarësi prej 70 organizatash në 8 shtete të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.
Ai shprehet se të drejtat LGBTI nuk kanë pasur ndonjë zhvillim pozitiv, ndërsa thekson se: amendimi i Kodit Penal, amendimi i Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi që përfshiu karakteristikat e seksit (pra personat interseks), rezolutën e Parlamentit te vitit 2015 etj). Por është parë edhe një backlash, ose rezistencë regresive nga forca të ndryshme politike, institucione fetare dhe individë apo grupe armiqesore ndaj minoritetit LGBTI. Këto shkaktuan përshembull edhe mos-futjen e orientimit seksual dhe indetitetit gjinor si karakteristika te mbrojtura nga diskriminimi në Kushtetutë kur ajo u reformua, mos-futjen e aktivistëve LGBTI në shkollat e mesme për të ofruar informacion dhe edukim e të tjera probleme si këto.

Përkeqësimi i respektimit të së drejtave të njeriut në vend u pasqyrua dhe në raportin e përvitshëm të hartuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2019. Që në hyrje të raportit, aso kohe u evidentua një korrupsion i lartë në të gjithë sektorët e qeverisë, i cili kontribuoi direkt dhe në përkeqësimin e situatës.
Problematika të shumta u paraqitën në respektimin e të drejtave të minoriteteve, lirinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të vitit 2017, respektimin e barazisë gjinore nga institucionet dhe politika si dhe punën e institucioneve në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me mos-respektimin e të drejtave bazike të njeriut.
Mario Kuçi, aktivist në Shqipëri, evidenton një sërë problematikash: “Strehimi pas shembjeve të shtëpive vazhdon të jetë problem, sidomos për komunitetin rom dhe egjiptian që është dhe më i margjinalizuar.
Një aspekt ku qeveria kishte premtuar shumë kanë qenë dhe të drejtat LGBT+, ku ka pasur goxha mbetje në vend dhe në aspektet ligjore, pasi qeveria kishte premtuar njohjen e bashkëjetesës që në fushatën e 2013, por 8 vite më vonë kjo duket sikur u harrua nga qeveria. “

Albi Çela, drejtuesi i nismës “Rule of Law Albania” me qendër në Shtetet e Bashkuara, i cili ka ndjekur në vazhdimësi situatën politike, dhe përparimin e Shqipërisë, ndan shqetësimin për lirinë e medias dhe të shtypit në vendin tonë në 8 vite të qeverisë Socialiste.
“Mjafton të shohim regresin që kemi bërë përsa i përket respektimit të lirisë së fjalës dhe shtypit. Kujtojmë këtu gjuhën e përdorur nga Kryeministri Rama ndaj gazetarëve e analistëve, censurimin apo vetë-censurimin e shtypit, mbylljen dhe tentativat e njëpasnjëshme për të mbyllur media të ndryshme, ligji-antishpifje apo arrestimet dhe dhunës ndaj gazetarëve gjatë protestave.”
Sa i përket lirisë së mediave, shqetësim të njëjtë ndan edhe Migen Qiraxhi, aktivist i zëshëm në vend dhe përfaqësues i “Qëndresës Qytetare”

“Çështë me trishtueshme të drejtat e njeriut në vendin tonë nuk janë të shtrenjta as për përfituesit, qytetarët të cilët të gjendur në munges informacioni, klimë presioni dhe varfërisë gjithmonë e më pak reagojnë nga kufizimi e herë pas hershëm i të drejtave të tyre. Në 8 vite absolutisht të drejtat e njeriut janë cënuar rëndë , e mbështet qëndrimin tim duke sjell në kujtesë e të gjithve se në këto 8 vite janë mbyllur televizione, emisione; janë kërcënuar e shakrkuar prej pune gazetarë kritikë ndaj qeverisjes, për pasojë e drejta e informimit është cënuar rëndë, për shkak të reformës në drejtësi e cila ka ulur ritmin e gjykatave, qytetarët u është cënuar e drjeta për të marë drejtësi në kohë dhe cilësi. Përgjatë 8 vite, protestat, iniciativat dhe kauzat qytetare kanë qënë në një numër shum të lartë krahësimisht me vitet e tjera të tranzicionit, por prej policisë ato janë shpërndarë me dhunë të pashëmbullt ku me qindra qytetarë janë referuar në prokurori për ndejkje penale duke cënuar kështu të drejtën e protestës dhe fjalës së lirë”-thotë ai.
Shtypja e dhunshme e protestave dhe pandemia e koronavirusit thelluan krizën e demoktacisë
Shtypja e protestave me dhunë ka qenë një ndër problemet kryesore që kanë hasur si shoqëria civile por edhe partitë e opozitës gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.
Ndërsa pandemia e koronavirusit e nisur në 2020, shënoi një pikë kyqe në organzimin dhe mbajtjen e protestave, duke thelluar më tej pabarazinë.
Në mes të pandemisë së koronavirusit, në një akt të diskutueshëm ndërkombtarisht Bashkia e Tiranës e drejtuar nga socialisti Erion Veliaj, një ndër figurat më të diskutueshme politike në vend, me një fuqi të madhe brenda PS, vendosi që në orën 04;00 të mëngjesit të 17 majit të 2020 të shembte Teatrin Kombëtar, pas pothuasje 2 vitesh protestë të përditshme nga artistët.
Ky akt u pasua nga protesta të dhunshme në ditët në vijim, me qindra arrestime, dhe me një represion që u dëshmua me pamje filmike nga dhjetëra media që operojnë në Tiranë.
Kur pyetet për ngjarjet më negative në aspektin e të drejtave civile, Kevin Jasini, Gazetar në Shqipëri shprehet se edhe ngjarja e Teatrit Kombëtar është në “top” rekordet negative përsa i përket protestave.

“2 ngjarje që do doja të përmendja janë përzëniet dhe shpronësimet me dhunë të qytetarëve nga banesat, si në rastin e ndërtimit të bulevardit të ri apo veprave të tjera infrastrukturore si Unaza e Madhe; Dhe tjetër ngjarje ishte padyshim shembja e Teatrit Kombëtar, e cila simbolizon shumë më tepër sesa veç shembjen e një godine, dhe mendoj se ky ka qenë dhe mesazhi që autoritetet donin të jepnin me prishjen e tij.”-thotë ai.
Mario Kuçi, rendit disa nga ngjarjet negative që shënuan 8 vjeçarin e qeverisë socialiste.
“Vrasja e Klodian Rrashës nga policia. Dhuna policore ka qenë mjaft e theksuar dhe sidomos ndaj komunitetit Rom dhe Egjiptian në disa raste këto vite.
Tentativa për të kaluar ligjin me emrin oruelliane “anti-shpifje” që do kufizonte shumë punën e mediave online ishte po ashtu mjaft shqetësues.
Dëbimi i aziltantit turk Harun Çelik në Turqi që solli reagim ndërkombëtar ishte një rast tjetër problematik.
Rasti i larguar nga vëmendja mediatike i vdekjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës, që u mbyll me hetim selektiv sipas vetë gjykatës po ashtu tregon mungesën e drejtësisë”-thotë ai.
E drejta e Tubimit-sipas Amarildo Fecanjit- është shkelur dhe manipuluar rregullisht, nga një makinacion i sofisktikuar PR-i shteteror që di shumë bukur si të ngjallë frikë e mosbesim të një publik shqiptar që e ka ende shumë të vështirë të besojë kënd – sidomos reagimin e zhurmshem qytetar Krahas dhunës së ushtruar tek Teatri Kombëtar”.
Migen Qiraxhi ngre shqetësimin edhe të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv i policisë në dhjetorin e 2020, pasi ai kishte shkelur orarin e ndalim qarkullimit, dhe nuk i “ishte bindur” një urdhëri të diskutueshëm të policisë për ndalim, ndërsa prokuroria e ka cilësuar këtë si një “vrasje me dashje”
“Më flagrantia është kufizimi i fundit i qeverisë, i arsyetuar prej pandemisë covid-19, e cila nuk lejojnë grumbullimet duke anuluar -kujdes- jokufizuar- por anuluar krejt ,një prej të drejtave me të rëdësishme të njeriut atë të Protestës”-shprehet Qiraxhi.
Edhe për Albi Çelën, Teatri dhe vrasja e Rashës janë dy nga momentet më të rënda të cënimit të parimeve demokratike në vend, në 8 vitet e fundit.

“Sjellja e policisë, së bashku me qëndrimin që bëri qeveria ishin jashtë çdo standarti të një vendi demokratik, e sidomos vendit kryesuses të OSBE, (sqarim i gazetarit: Shqipëtia ka kryesuar Prwsidencën e OSBE përgjatë vitit 2020, duke ia kaluar më pas në 2021 kryesimin Suedisë) siç ishim ne gjatë periudhës që u zhvilluan këto ngjarje.”
Për Lorin Kadiun, në vendin tonë jo rrallë herë- dhuna është përdorur në mënyrë joproporconale, ndërsa ka çuar në shkelje të dhunshme të të drejtave të njeriut.
“Veprime si përdorimi i tepruar i forcës dhe i gazit lotsellës ndaj banorëve të unazës së re, aktivistëve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestave kundër vrasjes së të riut Klodian Rasha kanë krijuar një tendencë të përsëritur shkeljesh nga ata që në fakt duhet të bëjnë të kundërtën, të sigurojnë mbarëvajtjen e protestave dhe sigurinë e qytetarëve që dalin për të shprehu pakënaqësinë e tyre në shesh apo rrugë. “’-thotë ai.
Teksa flet për shkeljen e të drejtave të Njeriut, Megi Reçi shprehet se “situata e të drejtave të njeriut u përkësua më tej gjatë pandemisë për shkak të kufizimeve të shumta jo proporcionale dhe shpesh, jo logjike. Veçanërisht disa grupe si Romët, Egjiptianët, PAK dhe personat LGBT+ përveç kufizimeve, u përballën edhe me sfida të shtuara, përkeqësim të situatës socio-ekonomike dhe aksesit në shërbime bazike. Nga ana tjetër u pa përkeqësim edhe në situatën e grave, për shkak të rritjes së rasteve të dhunës në familje dhe pamundësisë për të raportuar për shkak të izolimit në karantinë.”
Për drejtuesin e ERA-s, Amarildo Fecanji, qeveria në Shqipëri ka përdorur taktika jo fort të panjohura për regjeme të tjera, për shtypjen e të drejtave, duke mbjellë frikë dhe duke manipuluar opinionin publik.
“Qasja e Qeverisë ka qenë shumë e qartë dhe e thjeshtë: “Shpërnda e sundo” përmes manipulimit dhe frikës. Ajo që ka ndodhur vitet e fundit në Shqipëri me lëvizjet e ndryshme qytetare ka qenë e mrekullueshme dhe frymëzuese. Lëvizje spontane, e të tjera të mire-organizuara si ato të banorëve të Astirit, Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, studenteve, minatoreve etj, tregojnë se të gjithe elementet për reagim dhe organizim qytetar jane aty”-shprhet ai.
Shqipëria, mes demokracisë, tranzicionit dhe ‘të panjohurës’
Zgjedhjet e përgjishme në Shqipëri pritet të mbahen me 25 prill, nën një klimë aspak të qetë politike, me akuza dhe kundër akuza, dhe me një bilanc demokratik, sipas raporteve, aspak pozitiv të socialistëve në drejtimin e vendit.
Pas zgjedhjeve, në shtator të 2021 është afati i fundit kur qeveria e re duhet të marrë një votëbesim në parlament, të betohet tek Presidenti i Republikës, dhe të nisë punën.
“Qeveria e ardhshme, kushdo qoftë duhet të punojë fort në pavarësimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te proveset demokratike, mirëfunksionimi i të cilave duhet të jenë dhe garanti kryesor i respektimit të të drejtave themelore të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.”-shprhet Gazetari Kevin Jasini.
Me një pesimizëm të qartë, Fecanji nuk ka asnjë pritshmëri nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij: cilado ajo qofte, per aq kohe qe kryesohet nga establishmenti aktual PS/PD/LSI. Ne lidhje me komunitetin LGBTI jane ligje shume te rendesishme dhe politika shume serioze e komplekse qe duhen sjelle ne jete, qe une i permenda me siper. Gjera qe nuk arrihen me video 3D, deklarata populiste apo tre punonjes ne ministri, por qe kerkojne nje lidership politik dhe nje parlament serioz e te afte te prodhoje ligje te mira dhe nje te ardhme dinjitoze edhe per minoritetet.”
Sipas Albi Çelës, kushdo që vjen në pushtet ka detyrimin që të punojë në përmirësimin e situatës së respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.
Ai e sheh : “thelbësore që të punohet në drejtim të lirisë së shprehjes e shtypit dhe të tubimit. Shqipëria ka shumë rrugë përpara që të arrijë pikën ku të konsiderohet si demokraci. Demokracia është shumë komplekse dhe përfshin një sërë faktorësh. Një vend nuk e bëjnë demokratik vetëm zgjedhjet e lira, të cila dhe ato nuk i kemi. Respektimi i të drejtave të njeriut p.sh, është një nga elementët thelbësorë të një shteti demokratik.”
Për Migen Qiraxhi, 25 prilli duhet të pasohet me rifitimin e të drejtës për të protestuar lirshëm dhe policia e shtetit të shndërohet në një polici në komunitet.
“Të krijohet klima ku Mediat dhe gazetarët të gëzojnë të drejtën për të raportuar lirshëm. Në parim të ndërtohet një administratë dhe qeveri që jo vetëm respekton dhe zbaton konventën europiane të drejtave të njeriut por dhe e beson atë si një dekument zbatimi i të cilit rrit një shoqëri të shëndetshme, për të gjithë qytetarët e republikës dhe për të gjithë brezat që do të vijnë”-thotë ai.
Respektimi në tërësi i të drejtave të njeriut, duket të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, sipas Megi Reçit, e cila shton se: Fatkeqësisht këto çështje, nuk i shohim në programet aktuale politike të shumicës së subjekteve garuese në këto zgjedhjeve.
Zbatimi i të drejtave civile-sipas Lorin Kadiut- është detyrim dhe përgjegjësi e të gjithë qytetarëve të cilët duhet ta kërkojnë me ngulm dhe sakrificë. Detyra e qeverisë, si e gjykoj unë është të krijojë një ambient mundësues për këtë. Pra, të ulet e të dëgjojë në vend që të përçarjë kauzat, apo të denigrojë dhe të heshtë zërat kundër.

Për të, -një parlament më plural (pavarësisht forcave politike) do ndihmonte në demokratizimin e vendit.
Edhe për Mario Kuçin, zgjidhja e shumë problemeve kërkon një kohë relativisht të gjatë.
“Shqipëria ka probleme të shumta dhe shumica e tyre kërkojnë punë afagjate për t’u zgjidhur. Sidoqoftë, respektimi i medias së lirë, mospresionimi i gazetarëve, zbatimi më i mirë i ligjit për të drejtën e informimit dhe rikthimi i lirisë për të tubuar dhe protestuar janë çështje që mund të zgjidhen lirisht nga qeveria. Policia gjithashtu duhet të trajnohet që të trajtojë më mirë komunitetet e diskriminuara.”-thotë ai.
Parlamenti Europian është thellësisht i shqetësuar se shumë regjime autoritare në të gjithë botën kanë përdorur pandeminë për të shtypur shoqërinë civile dhe zërat kritikë.
Në raportin e tyre vjetor për vlerësimin e situatës së të drejtave të njeriut në botë, miratuar të mërkurën, eurodeputetët theksojnë se disa regjime autoritare kanë përdorur pandeminë për të justifikuar masat e përkeqësuara që synojnë dobësimin e parimeve demokratike dhe liritë themelore, minimin e rëndë të të drejtave të njeriut, shtypjen e mospajtimit dhe kufizimin e hapësirës për shoqërinë civile./HistoriaIme